Hajdarmataj akuza Arta Markut: Shkatërruat dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lart që sot duhej të ishin në burg

KMA NEWS / Hajdarmataj akuza Arta Markut: Shkatërruat dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lart që sot duhej të ishin në burg

Ditën e sotme është bërë analiza vjetore e punës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nga ku ish-drejtuesi i këtij institucioni, Besim Hajdarmataj ka replikuar me Pokuroren e Përgjithshme në detyrë Arta Marku.

Hajdarmataj ka hedhur akuza të forta ndaj Markut duke i thënë se ajo  dhe të tjerët që punojnë për të kanë shumë dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë.

“Ju nuk keni bërë asgjë që kur keni marrë drejtimin e institucionit. Mburreni me rezultatet e punës të viteve 2016 – 2017.  Ju dhe ata që punojnë për Ju këtu, shkatërruat shumë dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë që sot duhet të ishin në burg. Duhet të tregoheni e përgjegjshme kur të sulmoni para mediave Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, ka thënë Hajdarmataj gjatë analizës së punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Mësohet gjithashtu se Hajdarmataj i ka thënë Markut  se dosjen me nr.339 e ka pasur ai në hetim, por me vendim të kryeprokurores sipas tij, kjo çështje i është hequr për ta hetuar.

Ai i ka kërkuar Markut se duhet të përgjigjet për ata pushtetarë të përfshirë në atë dosje, që sipas tij me urdhër të saj vijojnë të qëndrojnë të lirë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img