Shkarkohet Pranvera Skana, këshilltare në Ambasadën shqiptare në Londër

KMA NEWS / Shkarkohet Pranvera Skana, këshilltare në Ambasadën shqiptare në Londër

Nga lista e 20 punonjësve të shkarkuar ditën e djeshme nga ministri në detyrë Gent Cakaj nuk është përjashtuar edhe Pranvera Skana punonjëse në Ambasadën shqiptare në Britaninë e Madhe.

Bëhet me dije se është shkarkuar nga detyra këshilltarja për median dhe diasporën në Ambasadën shqiptare në Londër Pranvera Skana ish partnerja e gazetarit Henri Çili.

Ndërsa tre punonjës janë shkarkuar në Ambasadën shqiptare në Athinë, ditën e djeshme u shkarkua edhe konsulli shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku.

Kujtojmë se ministri në detyrë në një konferencë për mediat deklaroi ditën e djeshme se do të shkarkojë më shumë se 20 punonjës të ministrisë së Jashtme, për shkak të një ‘reformimi të diplomacisë shqiptare’.

Ndërkaq ende nuk ka bërë ende publike listën e punonjësve të shkarkuar.

Sipas Politika.al nga burime të mirinformuara brenda Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, mëson se diplomatëve nuk u është bërë ende e ditur një listë zyrtare me shkarkimet dhe transferimet, ndonëse Cakaj tha në konferencë se edhe shpallja e vendeve vakante është gati. Fakti që lista nuk bëhet zyrtarisht publike ngre dyshimet se paralajmërimet e Cakajt po përdoren për të ushtruar presion kryesisht ndaj përfaqësuesve të medias në Shqipëri, familjarët e të cilëve janë pjesë e shërbimit të jashtëm.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë të paktën shtatë diplomatë që pritet të shkarkohen ose të transferohen në Tiranë nga kryeqendrat evropiane ku shërbejnë aktualisht.

Bëhet fjalë për:

-Xhuli Keko, e veja e shkrimtarit Teodor Keko – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Holandë.

-Majlinda Dodaj, motra e Aleksandër Frangajt, pronar i Tv Klan – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan.

-Pranvera Skana, ish-bashkëshortja e Henri Çilit, pronar i ‘UET’ – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

-Gerarta Ballo, vajza e Artur Zhejit, gazetar dhe drejtues i emisionit ‘360 gradë’ – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Itali.

-Alket Çani, vëllai i Arjan Çanit, gazetar dhe drejtues i emisionit ‘Zonë e Lirë’ – Diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Francë.

-Inid Milo, vajza e Paskal Milos, ish-ministër i Jashtëm – Drejtuese e Drejtorisë së NATO-s pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Besjan Zogaj, djali i Preç Zogajt, shkrimtar dhe analist – Diplomat pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Një pjesë e këtyre diplomatëve shërbejnë për më shumë se një dekadë në përfaqësitë e Shqipërisë, ndërkohë që në korridoret e Ministrisë konsiderohen “viktimat” e para të Cakajt.

 Politiko.al mëson se në krye të grupit që ka hartuar listën dhe që po mbahet e fshehtë ka qenë vetë Gent Cakaj dhe pjesë përbërëse e tij kanë qenë Gazmend Barbullushi, Sekretar i Përgjithshëm, dhe Dastid Koreshi, shef i Kabinetit.

Dyshimet për përdorim politik të vendimit për të bërë spastrime në diplomaci shtohen jo vetëm për faktin se emrat e të prekurve nuk po zyrtarizohen publikisht, por edhe për shkak të ndërhyrjeve që po vijnë nga eksponentë të lartë të mazhorancës socialiste. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi sot se i duket pak numri me 20 të shkarkuar, pasi shërbimi i jashtëm është larg nivelit për të cilin kanë nevojë shqiptarët.

Ndërkohë, përveç presionit përballë të cilit mund të gjenden gazetarë dhe drejtues të medias në Shqipëri, shumë analistë dhe politikanë e konsiderojnë në të vërtetë lëvizjen e Cakajt si goditje të kryeministrit Edi Rama ndaj ‘grupit’ të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Por kjo nuk mund të konfirmohet deri në momentin kur ministri ‘de jure’ të urdhërojë ministrin ‘de facto’ të bëjë publike listën. Ndërsa debati për ligjin e shërbimit të jashtëm mbetet i hapur…

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img