KMA NEWS / Gjykata Kushetuese ka vendosur t’i heqë mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës. Burime të lapsit mësojnë se vendimi është marrë pak minuta më parë.
Parlamenti e dorëzoi kërkesën për papajtueshmërinë ose jo të mandatit të Koço Kokëdhimës pasi Gjykata Kushtetuese e detyroi. Fillimisht mazhoranca e refuzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin e Kokëdhimës në Kushtetuese. Por më pas opozita e ankimoi në këtë Gjykatë dhe ajo i dha të drejtë. Opozita e akuzoi Kokëdhimën se ka marrë para publike në të paktën 150 raste me kompaninë Abissnet pasi ishte bërë deputet. Nuk dihet nëse Kokëdhima do t’i humbasë të gjitha funksionet që gëzon edhe në parti si deputet.
Supërdeputeti i Jugut duket se i ka paraprirë këtij vendimi, pasi në Kongresin e PS ndryshe nga të gjithë deputetët e tjerë, ai nuk pranoi të zgjidhej automatikisht në kryesi, por iu nënshtrua një procesi votimi.
Më në fund Kushtetuesja vendosi larg presioneve politike dhe shantazhit qeveritar t’i heqë mandatin e deputetit”Kryeministrit të Jugut” Koço Kokëdhima.
Me largimin e Koço Kokëdhimës nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në kuvend hyn Edmond Leka.
Në listën e Vlorës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 rezulton ish-kryetari i PS-së së Vlorës që pak kohë më parë mori postin e Drejtorit të Portit të Durrësit dhe me largimin e Koçuos është kandidati në radhë sipas listës…





