Ish kryeministri Berisha i bllokuar ndërkombëtarisht

KMA NEWS

Genta Kaloçi Skënderi

Berisha i bllokuar ndërkombëtarisht.

Takimi i sotëm midis ambasadorit amerikan z Donald Lu dhe ish deputetit z. Berisha u realizua si një mesazh I fundit që I përcjell aleati ynë nga matanë atlantikut ndaj lojrave mediatike në lidhje me deklaratat shantazhuese të këtij të fundit për dorëzimin e mandateve dhe qëndrimit bllokues ndaj reformës në drejtësi. Ky takim ishte gjithçka tjetër përveçse një takim ç’bllokues ndaj figurës së Berishës, i cili do mundohet t’a interpretoj sipas këndvështrimit të tij këtë takim me zyrtarin amerikan. Një përpjekje e dështuar nga një politikan I cili në të drejtën e tij të shpëtoj lëkurën e vet dhe të familjes së tij mundohet të lëvizi gurët e fundit që I kanë mbetur. Deputeti Berisha më në fund e bëri një foto me një zyrtar amerikan sepse vetëm ky të ngeli në listë, se të tjerët të kanë bllokuar. Mendon se me këto trike mediatike do shpëtosh në këto momente, mendoj se je shumë infantil nëse mendon se mund të n’a e hedhi një shejtanbudalla si puna jote. Hidh valle edhe ca orë akoma, bëj ca statuse se gjoja s’je I izoluar, me llogari të bllokuara brenda dhe jashtë vendit, deri edhe kushurinjve të shtatë u kishe vënë para nëpër llogari bankare. Vërtet si do I blini votat, si do blini rezultatet e zgjedhjeve, ose deklaratat nga politikanë të huaj me qëndrimet e tyre në favorin tuaj. Deputeti I vetdorëzuar Berisha, mos ëndërro kot, kësaj rradhe nuk shpëton dot, këto dy vite që n’a ke bllokuar me ndihmën e shish-it, mpb-së, lsi-së, me skenaret e majës dhe xhindet e banës, kurrsesi nuk të shpëtojnë nga përgjegjsitë e tua politike këto lojra kalamajsh. Harroje e flije mendjen, se mund të përdorësh si taktikë shpëtimi politik shantazhet politike dhe shantazhet personale. Tani nuk ke më në dorën tënde përkrahjen nga presidenca me përgjime të kundërshtarëve të tu, gjithashtu humbe përkrahjen edhe nga SHISH-i. Deputeti i vetë tërhequr Berisha disa pyetje në lidhje me ty, si mund të veprosh pa lekët e vjedhura, pa përkrahjen e politikanëve të huaj të blerë nga kapitali ynë, me kureshtje do duhet të shohim se çfarë mund të arrish këto ditët e fundit të karrierës tënde politike që të kanë mbetur. Ky është fundi yt personalo/familjar, gjithashtu dhe I karrierës më të dështuar politike në historinë vendase dhe botërore. Ndërkoh që ne analizojmë dhe shpjegojmë sjelljet tuaja në prapaskenë, ju vazhdoni bëni plane, thurrni skenare me partnerin tuaj strategjik Liken dhe Lsi-në. Gjithashtu, mos harro të gjitha traktet nisi notë protestë te ish aleati yt i dikurshëm që ndodhet te rruga e elbasanit, të shohim nëse do ju presin me bonbone çokollata, ashtu siç ke pritur popullin tënd me koqen e plumbit gati në grykën e pushkës.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img