Izraeli bombardon Iranin me sulme ajrore

GAZETA E LONDRES – Izraeli bombardon Iranin me sulme ajrore

Izraeli kreu sulme ajrore duke bombarduar Iranin. Sonte vonë janë dëgjuar shpërthime të mëdha në Teheran bëjnë me dije mediat shtetërore, ku kanë njoftuar se po marrim raportime për shpërthime të shumta të dëgjuara në kryeqytetin iranian.

Izraeli thotë se po kryen “sulme të sakta ndaj objektivave ushtarake” në Iran

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se sulmet janë në përgjigje të “sulmeve të vazhdueshme mujore nga regjimi i Iranit”.

Ushtria izraelite thotë se, “si çdo vend tjetër sovran në botë, shteti i Izraelit ka të drejtën dhe detyrën të përgjigjet”, për shkak se “regjimi në Iran dhe përfaqësuesit e tij në rajon… sulmojnë pamëshirshëm Izraelin” që nga koha e 7 tetorit 2023.

“Kapacitetet tona mbrojtëse dhe sulmuese janë mobilizuar plotësisht,” thotë përfaqësuesi i ushtrisë.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur shtetin e Izraelit dhe popullin e Izraelit”, shton ai.

Zyrtarët iranianë të inteligjencës i thanë televizionit shtetëror se zhurma e shpërthimeve të forta “mund të jetë nga aktivizimi nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Iranit”, bënë me dije agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar TV shtetëror.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari lexoi gjithashtu një version të deklaratës që njoftonte sulmet kundër Iranit në një video, të cilën mund ta shikoni më poshtë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img