Video/ Burreli do të festojë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri pa sisterna mbi taraca

GAZETA E LONDRES – Video/ Burreli do të festojë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri pa sisterna mbi taraca

Ky është një lajm shumë i bukur dhe shumë i rëndësishëm për Burrelin, qytetin e luleve dhe të mollëve! Djepin e historisë, kulturës dhe dijes! Vendin e letërsisë dhe trimërisë, të tradidateve dhe bujarisë! Vendin e prodhimit të barutit dhe shtetforminit!

Qyteti i Burrelit, pas 34 vitesh, do të ketë ujë të pijshëm 24 orë në ditë, dhe këtë vit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri do t’i festojë pa sisternat e ujit mbi taraca, që kanë rënduar jo vetëm pallatet, por edhe i kanë zënë frymën qytetit.

Falë punës këmbëngulëse të Bashkisë së Matit, është bërë e mundur lidhja e të gjithë abonentëve me rrjetin e qytetit, duke siguruar ujë të pijshëm pa ndërprerje.

Kryebashkiaku i Matit, zoti Agron Malaj, i ka bërë thirrje qytetarëve të Burrelit që të heqin sisternat e ujit nga taracat e pallateve, duke vendosur një afat deri në muajin dhjetor. Kreu i bashkisë gjithashtu njoftoi se qytetarët të cilët, për arsye të ndryshme, nuk mund t’i heqin vetë sisternat, mund t’i drejtohen Bashkisë, e cila do t’u vijë në ndihmë sipas rregullave të vendosura.

Kështu, Burreli, për herë të parë në sistemin pluralist 34-vjeçar, do të festojë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri jo vetëm me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerje, por edhe pa sisterna, duke shtuar bukurinë e qytetit dhe lehtësuar një barrë të madhe për qytetarët.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img