Kombëtarja shqiptare gati për betejën ndaj Andorrës – “kuqezinjtë” zbarkojnë në numër rekord në Encamp!

GAZETA E LONDRES – Kombëtarja shqiptare gati për betejën ndaj Andorrës – “kuqezinjtë” zbarkojnë në numër rekord në Encamp!

Në mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për tu përballur me Andorrën, në një sfidë vendimtare për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Amerika 2026”. Ky takim pritet me padurim nga të gjithë tifozët kuqezi, të cilët e shohin si një mundësi të artë për të forcuar pozitat në grup dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën e madhe të Botërorit.

Interesimi për këtë ndeshje ka qenë i jashtëzakonshëm. Pavarësisht se luhet në një stadium të vogël, në “Estadi de la FAF” të Encampit, prania e tifozëve shqiptarë do të jetë mbizotëruese. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 75% e kapaciteteve të stadiumit do të pushtohen nga flamujt kuqezi. Nga 2100 biletat e vëna në shitje, më shumë se 1600 janë siguruar nga tifozët shqiptarë, të cilët kanë udhëtuar nga Shqipëria, Kosova, Zvicra, Italia dhe vende të tjera të Europës për të qenë pranë skuadrës së tyre të zemrës.

Megjithëse stadiumi ka një kapacitet modest prej rreth 5000 vendesh, atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me korin “O sa mirë me qenë shqiptar” që do të jehojë në malet e Andorrës. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Silvinjio, synon jo vetëm fitoren, por edhe një paraqitje bindëse për të treguar se Shqipëria është më e fortë dhe më e pjekur se kurrë më parë.

Tifozët kuqezi, si gjithmonë, do të jenë “lojtari i 12-të” në këtë ndeshje, duke e kthyer Encampin për një natë në një mini-Tiranë, me ngjyrat, emocionet dhe krenarinë e një kombi që beson tek skuadra e vet.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img