SHQIPTARI NEWS – Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se është i vendosur t’u shërbejë demokratëve. Në daljen për mediat nga selia blu ku u pyet nëse do të votëbesohej sërish si lider i PD, Basha tha se ka persona që nuk duan që ai të drejtojë këtë pati si: kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, etj. Ai shtoi gjithashtu se misioni i tij është që të shpëtojë qytetarët nga të qenit skllevër të kastës së oligarkëve dhe politikanëve.
“Votëbesim? Janë të vendosur që t’u shërbejnë njerëzve. Jam i vendosur në këtë mision. E di që ka njerëz që nuk më duan në krye të PD, nuk më do Rama, Berisha, Meta, Samir Mane. E di edhe pa e thënë ju, edhe ju nuk doni të jeni skllevër të kësaj kaste. Misioni im ky është që edhe shpresat tuaja, të bëhen realitet e të mos jeni më skllevër të dinosaurve e oligarkëve.
Vetëm ju mund ta ringrini këtë parti? Unë do të jap kontributrin tim. Jam i bindur që do të kem besimin e demokratëve, që e kanë kuptuar sa të lidhur janë tre bajraktarët e trekëndëshit të Bermudës”, bëri me dije Lulzim Basha.
Në lidhje me deklaratat se dje janë plagosur protestues, Basha tha nuk komenton gënjeshtrat patologjike.
Disatancohem nga çdo akt dhune që u ushtrua nga banditët e Berishës. Edhe sot qeshte. A mund t’i qeshë buza një njeriu? U kthye në skenën e krimit dhe qeshte. Pjesa tjetër është pjesë e lojrave të Ramës. Kishim vetëm bombula me material që fikin zjarrin. I keni të grumbulluara aty. Kur Policia ndërhyri me gaz, efekti ishte i tmerrshëm, se nuk e dini ç’kemi hequr ne brenda. I shkau goja sot tha se hoqa armët mos të mi kapte Policia. Tani, Policia është me ne apo kundër?
Protestues të plagosur, Nuk i komentoj gënjeshtrat patologjike”, mbylli fjalën e tij kryetari i PD Lulzim Basha.





