Si të bënë rinovimin e lejeve të qëndrimit në Greqi, çdo gjë në mënyrë elektronike

SHQIPTARI NEWS – Si funksionon Platforma elektronike për rinovimin e lejeve të qëndrimit në Greqi

Nga Av. Mimoza CACAKMA NEWS MOZA

 Neni 1

Kërkesat e qytetarëve të vendeve të treta për rinovimin e lejeve të qëndrimit, buletineve të qëndrimit dhe buletineve të qëndrimit të përhershëm … do të paraqiten tash e tutje ekskluzivisht nëpërmjet shërbimeve elektronike të ministrisë së emigracionit dhe azilit.

Neni 2, Procedura e aplikimit

1. Aplikimi elektronik i qytetarit të vendit të tretë bëhet detyrimisht nëpërmjet shërbimeve elektronike të ministrisë së emigracionit dhe azilit, me paraqitjen e një numri telefoni celular dhe marrjen e një kodi me një përdorim që kërkohet për identifikimin dhe hyrjen e përdoruesit në sistem, depozitimin e adresës së postës elektronike (email), e cila verifikohet në kohë reale, si dhe depozitimin e titullit të qëndrimit që do të rinovohet.

Nëse nuk depozitohen gjithë elementët e mësipërm, nuk është i mundur përpunimi dhe finalizimi i aplikimit.

2. E vetmja mënyrë komunikimi e aplikantit me shërbimin me një qëndrim për çështje që lidhen me rinovimin e titullit të qëndrimit është adresa e postës elektronike.

6. Aplikimet shoqërohen nga dokumentat që parashikohen për çdo rast, të cilat ngarkohen në mënyrë elektronike si arkiva më vete, sipas formatit që parashikohet nga aplikacioni.

8. Përderisa elementët e depozituar verifikohen, përmbyllet paraqitja finale e aplikimit elektronik. Si datë e dorëzimit të aplikimit llogaritet data e depozitimit përfundimtar përmes platformës elektronike të ministrisë së emigracionit.

9. Me dorëzimin e suksesshëm të kërkesës, aplikanti merr në adresën e postës elektronike që ka deklaruar: a) Dëshmi të paraqitjes së kërkesës, që përmban tërësinë e të dhënave dhe dokumentave që janë depozituar bashkë me kërkesën për rinovim dhe b) një dokument që ka pozitën e vërtetimit (“Vërtetim blu”).

Neni 4

Si datë e fillimit të procesit për zbatimin e këtij vendimi caktohet 16 nëntori 2021.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img