SHQIPTARI NEWS – Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj, i cili dy ditë më parë i përmendi Monikës vilën e Lalëzit. Kryemadhi tha se e ka deklaruar këtë vilë duke pyetur Veliajn nëse i ka deklaruar pronat e veta.
Kryemadhi është pyetur nga gazetarët për këto akuza dhe ka thënë se vilën e saj në Gjirin e Lalzit e ka të deklaruar, dhe para vilës çiftet e reja dhe nuset bëjnë foto.
Ajo iu kundërpërgjigj kryebashkiakut Velija me një pyetje për të: Se kur do ta deklaronte ai vilën e tij dhe fustanet Dolce & Gabbana të bashkëshortes së tij.
“Dua të theksoj që Monika Kryemadhi e ka deklaruar këtë vilën e Lalzit. Biles vijnë dhe bëjnë foto te vila. Vijnë dhe çifte e bëjnë foto para vilës time në Lalëz. Po puna është ky Lali Eri do ti deklarojë ato vilat e tij. Po ato fustanet e nuses së tij që janë Dolce & Gabbana?”, tha Kryemadhi.
Dy ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha nga Zall Herri se “hallet e Monës janë vilat miliona euro, jo hallet e njerëzve”.





