GAZETA E LONDRES – Kryeministrit britanik Keir Starmer mbështet nismën e re të SHBA për t’i dhënë fund luftës në Gaza
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka përshëndetur nismën e re të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme. Në deklaratën e tij, Starmer shprehu mirënjohje për udhëheqjen e Presidentit Trump dhe bëri thirrje për veprim të menjëhershëm nga të gjitha palët.
Deklarata e plotë:
“Nisma e re e SHBA për t’i dhënë fund luftës në Gaza është thellësisht e mirëpritur dhe unë jam mirënjohës për udhëheqjen e Presidentit Trump.
Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e tij për të ndalur luftimet, për të liruar pengjet dhe për të siguruar ndihmën humanitare urgjente për popullin e Gazës. Ky është prioriteti ynë kryesor dhe duhet të ndodhë menjëherë.
Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të bashkohen dhe të punojnë me administratën amerikane për të finalizuar këtë marrëveshje dhe për ta bërë atë realitet. Hamas tani duhet të pranojë planin dhe t’i japë fund vuajtjes, duke dorëzuar armët dhe duke liruar të gjithë pengjet e mbetur.
Së bashku me partnerët tanë, do të vazhdojmë të punojmë për të ndërtuar konsensusin për një armëpushim të përhershëm. Të gjithë jemi të përkushtuar për një përpjekje kolektive që t’i japim fund luftës në Gaza dhe të garantojmë një paqe të qëndrueshme, ku palestinezët dhe izraelitët mund të jetojnë krah për krah, në siguri dhe paqe.”





