Liz Truss mbështet britanikët që duan të luftojnë për Ukrainën kundër rusëve

SHQIPTARI NEWS – Liz Truss mbështet britanikët që duan të luftojnë për Ukrainën kundër rusëve

Nga Mimoza CACA, Londër

Kryediplomatja britanike, Liz Truss ka thënë se ajo mbështet individë nga Britania e Madhe që dëshirojnë të shkojnë në Ukrainë për t’u bashkuar me një forcë ndërkombëtare për të luftuar kundër agresorit rus.

Znj. Truss në një prononcim për BBC tha, se u takonte njerëzve të merrnin vendimet e tyre, por argumentoi se ishte një betejë “për demokraci”.

Ajo tha se ukrainasit po luftonin për liri, “jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka kërkuar shtetasve të huaj “të bashkohen me mbrojtjen e sigurisë në Evropë”.

Më herët të dielën, ai tha se Ukraina po krijonte një legjion “ndërkombëtar” vullnetarësh për të huajt që dëshirojnë t’i bashkohen ushtrisë ukrainase në luftën e saj kundër forcave ruse.

“Ky nuk është vetëm pushtimi i Rusisë në Ukrainë, ky është fillimi i një lufte kundër Evropës. Kundër unitetit evropian,” citohet të ketë thënë Zelensky në faqen e tij zyrtare.

“Të gjithë ata që duan t’i bashkohen mbrojtjes së sigurisë në Evropë dhe në botë, mund të vijnë dhe të qëndrojnë krah për krah me ukrainasit kundër pushtuesve të shekullit të 21-të.

Forcat ukrainase thonë se kanë zmbrapsur një sulm në qytetin e dytë të vendit, Kharkiv, pas përleshjeve të ashpra me forcat ruse.

Guvernatori rajonal Oleh Sinegubov tha se qyteti tani ishte çliruar nga trupat ruse pas luftimeve në rrugët e qytetit gjatë natës.

Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar Vadym Prystaiko tha se një numër “dërrmues” i shtetasve të huaj po “kërkonin që të lejohen të luftojnë” për Ukrainën – ndërsa pushtimi rus arrin ditën e katërt. Ukraina ka thënë se do të armatosë të gjithë vullnetarët.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img