Macron nga Tirana: Vendi i Shqipërisë është në BE, viti 2027 nuk është perspektivë, por realitet

GAZETA E LONDRES – Macron nga Tirana: Vendi i Shqipërisë është në BE, viti 2027 nuk është perspektivë, por realitet

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, deklaroi mbështetjen e fortë të Francës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Macron theksoi përparimet e vendit dhe vlerësoi se Shqipëria ka një rrugë të qartë drejt BE-së, duke e quajtur vitin 2027 jo thjesht një objektiv, por një realitet të arritshëm.

“Kemi dëshirë të shkojmë dhe më larg, është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm. Dua të rishpreh bindjen e plotë që kam për bashkimin e kontinentit europian për t’i bërë ballë sfidave të përbashkëta. Shqipëria ka treguar shumë, ka bërë avancime shumë të mëdha. Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE-së. Franca do jetë krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaja të njihen nga të gjithë dhe që agjenda të mbahet. Ju do mbani agjendat tuaja dhe ne do të mbajmë tonën. 2027-a nuk është një perspektivë, por një realitet. Faleminderit për mikpritjen dhe miqësinë ndërmjet dy vendeve tona. Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyer”, u shpreh Macron.

Në fillim të fjalës së tij, presidenti francez uroi kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, duke e konsideruar mandatin e tij të ri si një mundësi për të çuar përpara reformat e domosdoshme.

“Ju falënderoj për besimin që morët në zgjedhje. Rizgjedhja juaj është shumë e rëndësishme, jo vetëm për ju por për të gjithë ne. Është ky mandat që do të na lejojë të vazhdojmë këto agjenda kaq ambicioze, të dëshiruar kaq shumë nga vendi prej shumë vitesh”, theksoi Macron.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img