Mali i Zi anëtarësohet zyrtarisht në NATO

KMA NEWS / Mali i Zi, dikur bastion i ndjenjave pro-ruse në Ballkan, u bë të hënën zyrtarisht anëtari i 29 i NATO-s, me një ceremoni në Uashington.

Anëtarësimi i vendit prej 600 mijë banorësh në Aleancën Ushtarake shënon një kthesë historike që e ka zemëruar Kremlinin, i cili e sheh Malin e Zi si një zonë të veçantë interesi.

Kjo e zvogëlon më tej ndikimin e Rusisë në Europën Juglindore dhe i heq aksesin nga të ashtuquajturat “dete të ngrohta” në Evropë, që mund të përdoreshin si baza për ndërhyrje ushtarake në Lindjen e Mesme.

Rusia ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet ekonomikisht dhe politikisht, duke përfshirë një fushatë për të minuar industrinë malazeze të turizmit, që mbështetet mjaft te vizitorët rusë.

Në ceremoninë e pranimit morën pjesë Nënsekretari amerikan i Shtetit Thomas Shannon dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç depozitoi instrumentin e pranimit të vendit në NATO.

Më 7 qershor, flamuri i Malit të Zi, ai anëtari më i ri i Aleancës, do të valëvitet për herë të parë në Shtabin e Aleancës Ushtarake në Bruksel.

Ngjarja e sotme ishte rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare për ta përfshirë Malin e Zi në komunitetin euroatlantik të vendeve, thuhej në një komunikatë nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit’.

Presidenti Donald Trump, është shprehur se pranimi i Malit të Zi riafirmon se dera e NATO-s mbetet e hapur për ato vende që janë të gatshme dhe të afta të bëjnë reformat e nevojshme për të përmbushur standardet e larta të NATO-s dhe për të pranuar rreziqet, përgjegjësitë si dhe përfitimet e anëtarësimit.

Pranimi i Malit të Zi në NATO është i pari pas anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në vitin 2009.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img