Maqedoni: Arrihet marrëveshja, Gruevski jep dorëheqjen në dhjetor

KMA NEWS/ Drejtuesit e katër partive më të mëdha në Maqedoni vendosën t’i hapin rrugën reformave që dalin nga marrëveshja e 2 qershorit, duke rënë dakord mbi emrat e propozuar nga opozita maqedonase, të cilët do të jenë në krye të dy ministrive në qeverinë e pritshme teknike. Bisedimet e gjata dhe të vështira, të ndërmjetësuara nga eksperti belg Peter Van Hautte, cuan në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis pushtetit dhe opozitës maqedonase që kishin të bënin me anëtarët e kësaj të fundit në qeverinë e përkohshme, por dhe me projekt-ligjin mbi ato që në opinionin publik njihen si ‘bomba’, e që janë përgjimet e bisedave telefonike, si dhe atë për mbrojtjen e kallëzuesve ose denoncuesve për raste të paligjshme që do të hetohen nga prokuroria speciale.Marrëveshja, përkatisisht vendimet e saj politike në formë projekt-ligjesh, pritet të diskutohen në Parlament, sipas të gjitha gjasave të hënën që vjen, dhe të miratohen.

Për ministër të ri të Punëve të Brendshme është propozuar Oliver Spasovski, aktualisht Sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), ndërsa nënkryetarja e kësaj partie opozitare, Frosina Remenski për ministre të Punës dhe çështjeve sociale. LSDM do të ketë edhe tre zëvendës-ministra: për Financa, Administratë publike dhe Bujqësi.

Drejtuesit politik që morën pjesë në bisedimet që zgjatën nga mbrëmja e së enjtes deri pas mesnate, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti u shprehën të kënaqur me atë që kishin arritur. Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër, tha se “opozita me kuadrot e saj të lartë, do të duhet të marrë përgjegjësinë për institucionet të cilat do t’i drejtojë dhe të mos fshihet, siç tha, pas atyre që i quan ekspertë e që janë anëtarë anonimë të LSDM-së”. Z. Gruevski theksoi rëndësinë e datës së zgjedhjeve, 24 prill, që nuk do të zhvendoset edhe përkundër përpjekjeve, sipas tij, të opozitës për shtyrjen e saj.

Ndërkaq, Zoran Zaev i LSDM-së e quajti këtë një fitore për të ardhmen e Maqedonisë. Ai tha se pret që “Gruevski në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës (marëveshja e 2 qershorit dhe aneksi i 15 korrikut) të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, brenda një afati të përshtatshëm”.

Drejtuesi i partisë shqiptare Bashkimi Demokrarik për Integrim, Ali Ahmeti tha se me dhënien fund ngërçit politik, Maqedoni po u kthehet integrimeve euro-atlantike. BDI-ja, përmes një komunikate që ka lëshuar mëngjesin e së premtes, nënvizon se “pozitat e shqiptarëve në pushtetin ekzekutiv mbetën të paprekura, ndërsa do të ketë ndryshime, kontroll dhe ndarje të ndërsjellë të pushtetit vetëm midis VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së, për arsye të përplasjeve dhe mosbesimit në mes të dy partive maqedonase që edhe sollën deri te kriza e thellë politike në vend.”

Në takim, ndërkohë, nuk ishte pranishëm kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, por drejtuesi i grupit parlamentar të partisë, Imer Aliu, i cili tha se “PDSH-ja as nuk është dhe as nuk do të bëhet pjesë e një qeverie të tillë”.

Sipas marrëveshjes më të re, ministrat dhe zëvendës-ministrat e dy partive rivale maqedonase do të kenë të drejtën e vetos dhe në rast të mosmarrëveshjeve mbi çështje që do të kenë të bëjnë me zgjedhjet e pritshme, do të jetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve që do të marrë vendimin e fundit.

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img