Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi sot në parlamentin e Kosovës

KMA NEWS / Forca të mëdha të policisë janë vendosur përreth institucioneve të Kosovës, ndërsa në sheshin qendror të Prishtinës janë mbledhur grupe protestuesish në pritje të debatit në parlamentin e Kosovës pë ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

​E nënshkruar një vit më parë, kjo marrëveshje ka bërë që Kosova të përballet me krizën më të thellë që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008, për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës për mënyrën e shënimit të këtij kufiri.

Opozita dhe ekspertët e pavarur thonë se marrëveshja e dëmton Kosovën për mbi 8 mijë hektarë tokë dhe hedhin poshtë pohimet e Komisionit Shtetërorë për kufirin se shënimi i tij është në pajtim me dokumentet në fuqi, përfshirë edhe planin në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

Debati për kufirin u përcoll gjatë një viti me skena të dhunshme në parlament e ndonjëherë edhe jashtë tij.

Diplomatët perëndimorë kanë bërë thirrje për debat të qetë e pa dhunë në parlamentin e Kosovës.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve të angazhohen për një mjedis të qetë gjatë debatit dhe votimit të sotëm në parlamentin e Kosovës.

“BE-ja në Kosovë, po ashtu rikujton se e drejta për të protestuar është një e drejtë demokratike, me kusht që ajo të jetë e shprehur në mënyrë paqësore dhe në pajtim me ligjet e Kosovës”, thuhet në një deklaratë të zyrës së BE-së në Prishtinë.

Policia e Kosovës tha të enjten se gjatë një operacioni për parandalim të veprimeve të kundërligjshme, ka zbuluar dhe konfiskuar rreth pesëdhjetë çanta me shishe me benzinë, të njohur si “koktej Molotovi”.

Të martën policia e Kosovës arrestoi gjashtë persona nën dyshimin për sulmin mbi ndërtesën e parlamentit në fillim të muajit gusht. Autoritetet thanë se gjatë kontrolleve në shtëpitë e të arrestuarve, që të gjithë veprimtarë të lëvizjes Vetëvendosje, janë konfiskuar armë zjarri, municione dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sipas policisë hetimet kanë nxjerrë në pah se të dyshuarit kanë dërguar komunikata për marrjen e përgjegjësisë për sulmet e ditëve të fundit me emrin e Rugovasit.

Lëvizja Vetëvendosje tha se arrestimi i veprimtarëve të saj “është akt klasik i përndjekjes së kundërshtarëve politik“.

Kjo lëvizje ka organizuar protestë kundër marrëveshjes, ndërsa paralajmëroi kundërshtimin e saj edhe brenda parlamentit. Në pritje të fillimit të seancës, policia shoqëroi deputetet e kësaj lëvizjeje Donika Kadaj Bujupi dhe Aida Dërguti, meqë gjatë kontrolleve thuhet se u janë gjetur mjete të palejueshme. Lëvizja Vetëvendosje e cilësoi këtë “një veprim represiv” të pushtetit.

Ratifikimi i marrëveshjes kërkon dy të tretat e votave të 120 deputetëve sa ka parlamenti i Kosovës. Ende nuk dihet nëse koalicioni qeverisës i ka votat e mjaftueshme, ndërsa deputetët nga radhët e komunitetit serb thanë se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img