KMA NEWS / Paketa e reformave në gjyqësor ishte synimi kryesor i vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri në Shqipëri, sipas mediave të huaja.
“Associated Press” shkruan se “Xhon Kerri është duke bërë një ndalesë të dielën në kryeqytetin shqiptar për t’i bërë thirrje qeverisë dhe partive opozitare për të mbështetur paketën, e cila tani është në pritje në parlament”.
Zyrtarët amerikanë që udhëtojnë me Kerryn, thanë se reformat do të jenë një hap i rëndësishëm përpara në përpjekjen e Shqipërisë, për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit është pasqyruar edhe nga “Reuters” e cila e ka titulluar shkrimin e saj “Kerry në Shqipëri për të inkurajuar reformat e anti-korrupsionit”.
“Parlamenti në Tiranë është duke shqyrtuar disa reforma, të mbështetur edhe nga Perëndimi, që përfshin një njësi të re anti-korrupsion, e modeluar sipas Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së”, thuhet në shkrimin e Reuters.
“Kerri do t’i jepte një shtytje të lehtë”, ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
“Shqipëria ka marrë nga SH.B.A. ndihma të qëndrueshme ekonomike, duke përfshirë 20 milionë dollarë për të reformuar gjyqësorin dhe zbatimin e ligjit”, raporton Reuters.





