Merkel dëshiron marrëdhënie të mira ekonomike me Ukrainën dhe Rusinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dëshiron marrëdhënie të mira ekonomike jo vetëm me Ukrainën, por edhe me Rusinë.

Gjatë fjalës së saj në konferencën ekonomike në Berlin, Merkel tha se pakti tregtar i nënshkruar me Ukrainën nuk është kundër Rusisë, përkundazi Berlini kërkon marrëdhënie të mira me Rusinë.

Marrëveshja e tregtisë së lirë mes Bashkimit Europian dhe Ukrainës do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për të vonuar implementimin e saj.

Merkel:“Kjo marrëveshje e tregtisë së lirë nuk është kundër Rusisë. Përkundrazi, ne duam të kemi marëdhënie të mira ekonomike me Ukrainën, por në të njëjtën kohë edhe me Rusinë”.

Sipas Kancelares gjermane, pagat e ulëta dhe kualifikimi i lartë i punëtorëve, e bën Ukrainën një vend ideal për të zhvilluar biznes, por i kujtoi Kievit se duhet të zbatojë reformat kundër korrupsionit, në mënyrë që të thithë investitorët gjermanë.

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, tha se vendi i tij ka filluar të shohë ndryshime pozitive ekonomike, por ndihma e Gjermanisë në zbatimin e reformave është një domosdoshëmri.

Merkel tha se Gjermania është e gatshme të ndihmojë Ukrainën në rrugën e saj drejt stabilitetit ekonomik dhe prosperitetit.

Gjermania është partneri i tretë i rëndësishëm tregtar i Ukrainës, pas Rusisë dhe Kinës.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img