KMA NEWS / NesërKombëtarja jonë e futbollit do të përballet në një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Austrisë. Lojtarët dhe stafi i kombëtares mbërritën pasditen e së premtes në aeroportin e Vjenës, ndërsa rreth orës 18:00 janë akomoduar në hotelin “Hilton Vienna Danube”, ku janë pritur nga dhjetëra tifozë të veshur me ngjyrat kuqezi, ata takuan idhujt e tyre në aeroport, të cilët nuk nguruan të bënin foto e të jepnin autografe.
Tifozët shqiptarë pritet të jenë të shumtë në numër edhe ditën e nesërme në stadiumin në “Ernst Happel Stadium”, ku do të zhvillohet ndeshja miqësore me Austrinë.
Sipas mediave austriake, pak orë përpara sfidës në stadium, ishin shitur 25 mijë bileta, nga afro 51 mijë vende që është kapaciteti total i impiantit.
Plot 7 mijë vende janë për tifozët e Shqipërisë. Shifrat pritet të ndryshojnë, megjithatë të besuarit e Gianni De Biasit do të kenë mbështetjen e madhe të fansave, të cilët do të përbëjnë 1/3-ën e stadiumit.
Trajneri kuq e zi Debiazi për gazetarët:
Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi foli para gazetarëve austriakë pak pas mbërritjes në Vjenë. Ndeshjen që luhet ditën e shtunë në stadiumin “Hernst Hapel” të Vienës ai e konsideroi një test ë rëndësishëm për skuadrën e tij.
Sipas De Biasit, Austria është një kundërshtar shumë i fortë. Ai tha se në këtë ndeshje miqësore, Shqipëria do të bëjë lojën e saj të vazhdueshme duke luajtur me kujdes dhe me zgjuarsi për të marrë rezultat.
De Biasi u tha gazetarëve se nuk i trembet asnjë kundërshtari, pasi ekipi ynë ka lënë pas skuadra me emër dhe tashmë ka fituar eksperiencë.








