Presidenti Nishani vlerësoi me Titullin “Mjeshtër i Madh” Luan Malltezin

KMA NEWS / Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi Profesor Luan Malltezit Titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të punës së tij të palodhur dhjetëra vjeçare në fushën e studimeve historike përmes botimeve të shumta shkencore, si dhe për kontributin e shquar të dhënë si historian dhe drejtues i institucioneve shtetërore që mbulojnë fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore për nxjerrjen në pah dhe bërjen të njohur të fakteve dhe figurave të shquara historike në kohë të ndryshme për kombin tonë”.

Në ceremoninë solemne të zhvilluar me këtë rast Kreu i Shtetit theksoi se kënaqësinë e veçantë: “për të nderuar kujtuar punën e palodhur të një profesori, një historiani e të një shkrimtari skrupuloz, i cili  ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë me mendjen dhe penën e tij për ta mbrojtur dhe mbajtur gjallë historinë e hershme, mesjetare e moderne të shqiptarëve.”

“Nuk mund të lë pa përmendur punën e madhe të tij në periudhën kur ka qenë arkeolog në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Një rëndësi të veçantë Profesor Maltezi, u ka kushtuar studimeve ballkanike dhe, në veçanti, ato mbi Kosovën. Këtu mund të përmendim,  artikullin ‘Beteja e Fushë-Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve’ dhe një sërë shkrimesh të tjera që e pasojnë këtë. Pasioni i tij për historinë fillon me hulumtime dhe konkretizohet me botime të plota dhe akademike, që mbetën një pasuri e çmuar për historinë shqiptare dhe për brezat që do vijnë, sepse Profesor Malltezi është njeri që lë gjurmë të thella në çdo punë dhe krijim të tij.”

“Artikujt dhe studimet e tij të shumta i japin një dimension të ri emrit dhe lavdisë së Skënderbeut, në të njëjtën kohë edhe historisë së Shqipërisë në atë periudhë, që Profesor Malltezi i ka renditur me mjeshtërinë e një historiani dhe akademiku të pashoq. Si drejtor i Muzeut Kombëtar, ai diti të kontribuojë dhe arkivojë pjesë të historisë së popullit shqiptar, duke synuar dhe depolitizimin e këtij institucioni të rëndësishëm kombëtar. Muzeu Kombëtar pati një hov të ri cilësor, duke u bërë më i afrueshëm dhe tërheqës. Profesor Malltezi pati shansin e mirë të jetë pjesë e organizimit shtetëror me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë. Në një bashkëpunim të veçantë me Muzeun Historik të Vjenës u mundësua, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, sjellja e shpatës dhe përkrenares së heroit tonë kombëtar, Skënderbeu.”

“Pikërisht me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Vendit, nën drejtimin e Prof. Malltezit, Muzeu Kombëtar u bë qendra e bashkimit të shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare e diaspora.” – vuri në dukje Presidenti Nishani

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img