Një këndvështrim për situatën aktuale dhe aleancën e fshehtë PD-LSI kundra reformës së drejtësisë!

KMA NEWS

Nga Genta Kaloçi Skënderi

Kohët e fundit shumë zhurmë për reformën e drejtësisë, rekomandimet e komisionit të Venecias, draftet shumë të përfolura të secilës palë dhe interpretimi alla shqiptarçe të anglishtes dhe italishtes.

Doktor unë parashikoj me këto lëvizje që bëni në aleancë të fshehtë me Liken se do përfundoni në skenarin më të mirë si në Maqedoninë e 2001. Të gjithë i dinë ngjarjet sesi rrodhën, presioni i ndërkombëtarëve nga marsi deri në gusht, duke bërë një përllogaritje të përafërt edhe këtu jemi në fund të periudhës që po ezaurohet gjuha dipllomatike dhe fillojnë metodat e tjera, i njeh ti këto metoda Salush, s’ke nevojë për sqarime.

Ajo që ndodhi për t’ua kujtuar juve dhe popullit të thjeshtë ishte se i morën të gjithë liderët politik i izoluan për 48 orë deri sa kanë firmosur marrëveshjen e famshme të Ohrit të cilën prap Gruevski (shoku juaj i të njëjtit ideal, i parrullës, përça e sundo) nuk i është përmbajtur, por po i vjen fundi.

Gruevski, për ju që nuk jeni në dijeni ka paralajmëruar dorëheqjen dhe largimin e tij për t’i lënë vendin qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme.
E gjithë kjo arritje si rezultat i skandaleve të njëpasnjëshme me përgjimet e opozitës, me afera korruptive e përfshirje në akte kriminale.

Përpjekjet e palës suaj të fitoni kohë për disa ditë e orë duke lozur naivin në këtë mënyrë ju siguroj, nuk do arrini asgjë, përveçse e acaron dipllomacinë e huaj dhe xhelati i veshur dipllomat nuk e ndyn kostumin, por e heq atë për të ndërmarrë veprime si me Gadafin dhe Sadamin.

Ju jeni në dijeni që dipllomatët mbi te gjitha janë njerëz si ti e Likja dhe se skenari maqedons i vitit 2001 mund t’a përsërisin këtu shumë shpejt. Rrini të qetë se orët i keni të numëruara, për të mos thënë që minutat e sekondat. Mos bëni gjum të qetë se si dihet siç thua edhe ti në një intervistë të dhënë për tv liban në 97, “fuqitë e mëdha na kanë vënë në shënjestër”, paske qënë kasandra e vetvetes o i mjeri Sali.

Jemi të sigurtë që e dini atë skenar dhe do ta bëjnë ta garantoj un ty se e shkuara këto mësime na ka dhënë.
Gjithashtu Salush ju e dini se me këtë garniturë prerazi e thon nga nënteksti se me ne pazarlliqe s’ka.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img