Orteku i dëborës rrafshon hotelin në Itali, dhjetëra të zhdukur

KMA NEWS / Pas tërmetit që goditi Italinë qëndrore, një ortek duket se ka shkaktuar tragjedinë më të madhe në Gran Sasso, në Pescara. Rreth22 turistë dhe 7 punonjës të hotelit Rigopiano ishin brenda tij në momentin kur orteku ra mbi të. “Janë shumë të zhdukur”, thotë një nga drejtuesit e ndihmës së shpejtë që arriti të shkojë pranë hotelit me ski gjatë natës. Në orën 9.30 është nxjerrë trupi i parë i pajetë, një burrë. Dy persona të tjerë që në momentin e tragjedisë gjendeshin jashtë ndërtesës, kanë arritur të shpëtojnë. Bëhet fjalë për kuzhinierin Giampiero Parete që ishte me pushime bashkë me familjen dhe Fabio Salzetta. Shumë të tjerë gjenden ende në hotelin e mbuluar nga dëbora dhe asgjë s’dihet për ta.

Ja si ishte Hoteli para tragjedisë:

Hoteli Rigopiano

Hotel Rigopiano, në Gran Sasso  (Pescara), ishte një resort turistik malor me 4 yje. Ai ofronte SPA, sauna, pishinë e ambiente komode, me një kuzhinë tipike abruceze. Ishte një ndër destinacionet kryesore për turistët që frekuentojnë këtë zonë, veçanërisht në periudhën e dimrit. Kur orteku ra mbi të, në hotel gjendeshin 22 turistë dhe 7 anëtarë të personelit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img