Pajisja e përgjimit bashkon PD dhe LSI, kreu i SHISH në Komisionin e Sigurisë

KMA NEWS / Partia Demokratike gjeti mbështetjen e LSI në hetimet për përdorimin e pajisjes së përgjimit nga policia shqiptare. Gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti demokrat Flamur Noka kërkoi të thirret për shpjegime ministri Tahiri

“Ka dalë lajmi i një pajisjeje përgjimi, që fillimisht u mohua. Më vonë rezultoi se prokuroria ka nisur një hetim. Kjo përbën krim të rëndë ndaj një grupi deputetësh të opozitës ndaj kemi thirrur Tahirin, Llallën, Visho Ajazin dhe Çakon. Sepse ekzistenca e pajisjes shkel ligjin dhe të drejtat e njeriut. Nesër në ora 10:00 presim Tahirin të japë përgjigje. Në 11:00 presim Adriatik Llallën. Në 12:00 do thirret Haki Çako, dhe në orën 13:00 kreun e SHISH, për të dhënë shpjegime”- deklaroi deputeti i PD Flamur Noka.

Ndërsa deputeti i LSI-së Luan Rama është shprehur se nëse vërtetohet se pajisja është vendosur, kjo do të ishte një shkelje e rëndë.

“Nuk besoj se kane lajthitur drejtuesit e institucioneve e ta kenë vendosur këtë pajisje. Do ishte skandal institucional,” ka thënë Rama, duke shtuar se nëse ky shqetësim ka shkuar tek Presidenti i Republikës atëherë duhet të nis një hetim.

Por pas diskutimeve, deputetët socialistë janë larguar nga mbledhja. Pas kësaj deputetët e LSI kanë rënë dakort me demokratët, për një raportim të kreut të SHISH. Nëse ai e mohon ekzistencën e pajisjes atëherë nuk ka arsye përse të thirren për raportim krerët e tjerë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img