GAZETA E LONDRES – Piti, unë dhe mustaqet e çelos!
Nga Genta Kaloçi
Me pitin kur nuk kemi mundësi komunikimi për arsye të ndryshme teknike, ose subjektive prapë se, prapë merremi vesh me valë tinguj, vibrime, ndjesisë, intuitës dhe gjuhës së trupit që, përcjellë informacion nëpërmjet rrjetit të saj të zhvilluar nervor. Në këtë linjë mendimi janë pak a shumë edhe indianët indogjenë amerikanë që flokët e gjatë i kanë si përzgjatje të sistemit nervor dhe i konsiderojnë si mjet komunikimi mes ambjentit dhe informacionit të gjerë në kohë e hapësirë. Unë me flokët e gjatë (antena) dhe piti me tullën e tij (saçi satelitor) komunikojmë edhe kur na ndërpritet linja. Konkretisht sesi komunikojmë nuk do jua diktoj, por disa indicje jua kam dhënë. Fundja secili individ, ose çift ka të zhvilluar gjuhën e shenjave në varësi të faktorëve të ndryshëm që, përjeton si person individual si edhe pjesë e së tërës që është marrëdhënia në çift.
Kjo do të thotë se çfarë funksionon për dikë/disa nuk funksionon për dikë tjetër, sepse kjo është një gjuhë e zhvilluar sipas rastit, individëve, inteligjencës, intuitës në lidhje me veten dhe me personin që kanë një lidhje më të zhvilluar sesa vetëm lidhja fizike.
Për ilustrim të thjeshtë për ta kuptuar domethënien e tekstit do përmend fragmentin te filmi “Kapedani”, të komunikimit në distancë me përdredhjen e mustaqeve.
Kapedani – nëse nduk mustaqen e majtë ti qëllo me topin e majtë, kur të nduk mustaqen e djathtë, qëllo me topin e djathtë.
Megjse ne me pitin nuk kemi arritur deri te topi e tanksi, por s’i dihet kësaj rruge që kemi ndjekur, gjeneral i zoti është ai që fiton luftën pa e shkrepur, por nëse do duhet t’a shkrepim, nga halli do e shkrepim, s’kemi ç’bëjmë! Megjithëse ne nuk duam vëllavrasje! Apo jo kupola dhe forumi grave?!? 😉





