KMA NEWS
Nga Kujtim VANI
Pse lidershipi shqiptar nuk e do Shqipërinë në Europë dhe pse po bëhet zhurma shqiptaro-greke ?!
Reporteri i Shqipërisë në Parlamentin Europian Knut Fleckentein i kërkon Komitetit të Jashtëm të PE t’i hapë dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë, ku mund t’i kërkohen të përmbushë vetëm kriteret për reformën në drejtësi.
Por janë kundërvënë eurodeputetët grek duke bërë thirje për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë që sipas tyre nuk i ka përmbushur kriteret, bile kishte edhe nga ata deputetë që paralajmëruan se do të vendosnin VETON për integrimin e Shqipërisë nëse ky vend nuk i përmbush kriteret e kërkuara.
Eurodeputetët grekë kanë shprehur shqetësimin se në Shqipëri, sipas tyre qarkullon ideja e Shqipërisë së Madhe e cila rrezikon stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
Gjithashtu kanë shprehur pretendime në respektimin e të drejtave të minoritetit grek, duke përmendur rastin e vendimit për prishjen e disa shtëpive në Himarë.
Por fakti është krejt ndryshe:
Megjithë përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të justifikuar mos hapjen e negociatave nga BE, përvetë faktin që tashmë dihet nga të gjithë se nuk janë plotësuar detyrat, por që mundohet ta faturoi diku gjetkë fajtorin duke sajuar armiq imagjinarë dhe duke menduar se do të shfrytëzoj eurodeputetët e djathtë dhe politikanë ekstremist grek. Por kryeministri ynë do të dështoj totalisht, bashkë me opozitarët nga krahu tjetër.
Kush ia nxjerr kartonin e kuq Shqipërisë dhe kush po tenton ti vendos veton?!
I pari është kryeministri Edi Rama, i mbështetur fuqimisht nga Lulzim Basha me kompani! Por qytetarët me të drejtë pyesin, se si ka mundësi dhe pse ndodh kjo?
Është shumë e thjeshtë dhe mjaft e qartë:
Duke filluar nga Kryeministri me një pjesë të mire të suitës së tij Rilindase dhe duke vazhduar me shefin e Opozitës me kompaninë e tij të përfshirë dhe të mbytur deri në grykë në korrupsion, ku nuk dihet se ku i kanë fshehur parat e shqiptarëve.
Megjithëse një pjesë të mire të parave të vëna permes korrupsionit, shteti amerikan dhe Europa ua kanë bllokuar nëpër bankat jashtë vendit. Bëhet fjalë për mbi 800 milion euro të bllokuara në bankat e huaja.
Nëse reforma në drejtësi do të filloj të funksionoj normalisht e gjithë suita e tyre me në krye të lartpërmendurit, e dini ku do të përfundojnë? Në burg!
Të gjithë do të përballen me drejtësinë dhe do të përfundojnë në burgë, si dhe do tu konfiskohen paratë e fituara në mënyrë të padrejtë dhe të paligjëshme bashkë me pasuritë marramendëse të tyre.
Siç e kemi theksuar vazhdimisht reforma është e imponuar nga ndërkombëtarët dhe atë nuk e do as Rama, as Basha , as Meta dhe asnjë nga deputetët e Rilindjes dhe PD-së e LSI-së.
Veç diplomaciës amerikane ishte dajaku amerikanë që çoi në votimin emiratimin e reformës së Drejtësisë.
Por le ti marrim gjërat me radhë
Ç’po ndodh me integrimin e Shqipërisë?
Basha sikur dihet ka miq në Holland dhe ndonjë deputet tek tuk të djathtë në parlamentin Europian tëcilëtmundohet i përdor për bllokimin e integrimit. Ndërsa Rama nga ana e tij nuk ka rrugë tjetër veçse të hapi luftë fallco me Greqinë, në mënyrë që ta detyroj të bie në kurthin e tij dhe të kundërshtoj jo vetëm hapjen e negociatave, por të vendos edhe veton ndaj antarsimit të Shqipërisë në BE.
Por kryeministri duhet të sigurohet mire, se pala greke, me të mirat dhe të kqijat e veta që ka në lidhje me ne shqiptarët, ka edhe politikanë të zgjuar dhe një politikë të Jashtëme të qëndrueshme që nuk bien lehtë pre e pseudopolitikanëve tanë.
Prandaj duhet të rrimë të qetë se Greqia nuk do të kundërshtoj as hapjen e negociatave dhe as nuk do të vendosi veton për antarsim të Shqipërisë në BE.
Po pse Rama gjasme grricet me Greqinë?!
Me të drejtë të lind pyetja, ku ishte Edi Rama këtu e 25 vjet, apo tre vite qeverisje që nuk i ngriti çështjet që ka me Greqinë? Por në të gjitha takimet e zyrtarëve të lartë shqiptarë me homologët grek është deklaruar për mardhënje të shkëlqyera mes palëve. Mos vallë çështjet dolën sot?!
Pse ndodh një gjë e tillë pikërisht sot që ne kemi nevoj për mbështetjen e çdo vendi antarë të BE, për hapjen e negociatve për antarsimin në BE?
Pra pyetja e ka mezen brënda, e ka përgjigjen vet.
Rama me Qeverinë e Rilindjes dhe Opozita Demode shqiptare nuk i kanë realizuar detyrat e ngarkuara nga ndërkombëtarët dhe mundohen të mbrojnë milionat që i kan zhvatur këtij populli dhe i kanë fshehur nëpër bankat ndërkombëtare jashtë vendit.
Nuk ka kurrësesi që Edi Rama, të kërkoj të drejtat çame pa folur qoftë edhe një here të vetme për të drejtat e emigrantëve shqiptarë që janë qindra here më shumë në numër se sa çamtë,qëkanë probleme me shumicë, por dhe që kanë dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimet ekonomike të dyja vendeve Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe kanë një kontribut të pa mohueshëm në integrimin e Shqipërisë.
Çeshtja çame ngrihet për populizëm, për fushatë elektorale dhe nuk ka asnjë seriozitet nga qeveria dhe shteti shqiptarë në lidhje me zgjidhjen e saj.
Nuk është Greqia që do të pengoj integrimin e Shqipërisë në BE. Me sa jemi të informuar edhe zyrtarisht, fakti është se shteti grek e ka mbështetur dhe do ta mbështes Shqipërinë drejt integrimit.
Por të gjithë duhet ti hapim sytë dhe veshët mirë dhe të shohim ujkun që para syve tanë po e shqyen dele, mos të meremi me gjurmën!
Korrupsioni, Reforma në Drejtësi, Vetingu, Kanabizimi i Shqipërisë, kriminalizimi i politikës shqiptare, sandarti i ulët ekonomik, etj. etj. etj me radhë janë problemet kryesore të bllokimit dhe mos hapjes së negociatave.
Por bllokimin kryesor po e bëjnë dy partite e vjetruara shqiptare Rilindja dhe PD nënë udhëheqjen e Edi Ramës e Lulzim Bashës të mbështetur nga Ilir Meta. Ndryshë flasin para qytetarëve dhe ndërkombëtarëve dhe ndryshe veprojnë në prapaskenë.
Ata po përgatisin skenare të rrezikëshme për Shqipërinë, por që pa dyshim nga këto skenare do të digjen vet. Mos harroni se nuk është e lehtë ti thuash burgut hapu dhe të hubësh miliona euro. Zgjedhjet do të mbahen në shtator – tetor. Por më e rëndësishmja është shmangja e ndonjë revolucioni tip i 97-ës dhe 12 shtatori të 98-ësnëmuajt e verës sënxeht tëQershorit. Masata janë marrë nga ndërkombëtarët të mos ndodh, por gjithësesi frika egziston.
Por: Dita e ndëshkimit po afron dhe e vërteta do të dali në shesh.





