Rama, opozitës: Nuk është koha për bllokim. Të zhbllokojmë rrugën drejt BE

KMA NEWS / Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk është koha të bllokohen rrugët, por të zhbllokohet e ardhmja europiane e vendit.
Ky qëllim tha kryeministri arrihet duke zbatuar procesin e Vettingut për ti dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë nga të korruptuarit.
Rama shfrytëzoi përfundimin e rikonstruksionit të parkut arkeologjik të Apollonisë për të përcjellë këtë mesazh për Opozitë.
Edi Rama: “Nuk është koha për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që kanë punë, njerëzit që kanë nevojë të lëvizin, fëmijët, nxënësit, studentët, gjyshërit, gjyshet, kompanitë, mallrat që janë gjaku i ekonomisë tonë çdo ditë por është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern, demokratik dhe europian duke zhbllokuar rrugën e negociatave me Bashkimin Europian. Si mundemi ne që të kapërcejmë hendekun që na ndan ende sot me vendet e Bashkimit Europian, dhe si mundet që ne të ulemi në tryezën e familjes europiane duke qenë dinjitoz qoftë në pikëpamje të shtetit, qoftë në pikëpamje të zhvillimit ekonomik dhe social, nëse ne nuk e shembim murin e ngritur nga korrupisoni në sistemin e drejtësisë, nëse ne nuk i fusim të gjithë këta gjykatës dhe prokurorë në rresht për të kaluar skanerin e vetingut dhe për të ndarë ata që janë vërtet profesionistë dhe që vërtet mund ti shërbejnë Kushtetutës, ligjit dhe popullit duke dhënë vendime të drejta, me ata që duhet të shkojnë përpara drejtësisë si pengmarrës për rreth 20 vite të sistemit të drejtësisë.”

/Oranews.tv/

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img