Reagon Rama: Stop sulmuat një 25-vjeçare, Joleza vajzë e shkëlqyer!

KMA NEWS / Lajmi për moskandidimin e kryetares aktuale të FRESSH në zgjedhjet e reja me sa duket nuk rezultoi i vërtetë. Vetë kryeministri Rama ka shkruar në facebook duke i dalë në mbrojtje Joleza Kokës, fjalimi i së cilës, disa javë më parë u komentua masivisht në mediat sociale.
Edi Rama u bën thirrje atyre që sulmuan kryetaren e të rinjve socialistë të ndalojnë me baltën në adresë të saj, edhe pse pranon se dalja e saj publike nuk ishte e lavdërueshme. Lexoni të plotë reagimin e Ramës:

“Stop me sulmet mbi sajesa per nje 25 vjeçare!

Boll gure i leshuat per nje fjale pershendetese, qe dakord s’ishte e lavderueshme, nderkohe qe s’ju bejne asnje pershtypje fjalime te tera parlamentare ose partiake qe perbejne kercenim real per rendin logjik dhe gjuhesor te vendit tone!

Joleza eshte nje vajze e shkelqyer qe ka bere nje pune aspak te lehte dhe me jo pak rezultate pozitive ne drejtimin e FRESSh-it. Nuk e ka larguar askush nga drejtimi i FRESSh-it dhe nese do te kandidoje apo nuk do te kandidoje me kur te vije dita e zgjedhjeve te reja, eshte puna e saj dhe e askujt tjeter! Aq me pak eshte puna e atyre qe s’kane asnje lidhje dhe asnje pune me FRESSh-in.” – përfundon kryeministri, i cili më herët gjatë ditës së sotme u citua nga mediat e majta se i kishte prerë mundësinë e rikandidimit Jolezës, duke i ofruar asaj poste më të larta në PS.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img