Nishani hakmerret ndaj Ramës, nuk i dekreton dy ministrat e rinj

KMA NEWS / Kreu i shtetit, Bujar Nishani, ka dekreuar sot vetëm shkarkimet nga detyra të ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, si dhe atë të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj.

Presidenti Nishani firmosi dekretin për shkarkimin e ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj, por nuk firmosi emërimin e tij me dekret siç e kërkon Kushtetuta,sipas kerkesës së kryeministrit Rama. Informaconet thonë, ndonëse nuk donin të jepnin emrin për shtypin, se Presidenti Nishani ka mundësi të mos e firmos dekretin e emërimit të Arben Ahmetaj në krye të financave, ndërsa do të firmos atë të Milva Ekonomi si ministre e Ekonomisë.

Nëse ndodh sipas burimit presidencial atëhere priten të ndizen edhe me tepër sherret mes kryeministrit dhe Presidentit, të cilat kulmuan para dy ditëve për daljen e Presidentit Nishani në pritjen e Sekretarit të Shtetit Amerikan John Kerry. Presidenti Nishani ka deshmuar se nuk don t’ia dijë për asnjë presion qeveritar apo politik dhe ka deklaruar se zbaton vetëm Kushtetutën.

Po sot lideri i opozitës bëri akuza të forta ndaj Arben Ahmetaj për korrupsion. Ndërkohë që Arben Ahmetaj sipas analistëve mbetet njeriu më besnik i Kryeministrit Rama dhe nga ministrat më praktik të kabinetit.

Me sa duket kemi të bëjmë me një “hakmarrje” të Nishanit ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë që pas vizitës së Joh Kerryt mes kreut të shtetit dhe kryeministrit ka pasur replika në distancë, për shkak të takimit të pazakontë të Nishanit në Rinas me sekretarin amerikan të shtetit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img