Kryetari i i PD, Lulzim Basha në një konferencë për mediat hodhi poshtë deklaratën e Ambasadës Amerikanë për një kërkesë të re.
Kryetari i PD, Basha sqaron qëndrimin e tij: Nuk kam kërkuar kushte të reja pas marrëveshjes. Eshtë mashtrim! Ky është mashtrim i pacipë. Ka një marrëveshje mbi tavolinë. Edi Rama duhet të zbatojë marrëveshjen
Basha: Për fat të keq marrëveshja u vu në dyshim. E para ka pasur një mirëkuptim prej kohësh se për të 4 institucionet do të aplikohej e njëjta formulë. Të hënën kjo marrëveshje u konfiruar nga PS. Këtë e thotë Bylykbashi, e konfirmon Manjani. Të hënë negociatori i PS konfirmoi se marrëveshja qëndron për të 4 institucionet, sigurisht edhe për KLGJ dhe KLP 3 anëtarë për mazhorancën dhe 2 për opozitën.
Eshtë preteneduar se Basha ka kërkuar kushte të reja pas marrëveshjes. Ky është një mashtrim i turpshëm.
Përzgjidhen komisionerët e vëetingut, komisionerët publikë, përzgjidhen anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ dhe të KLP sipas të njëjtës formulë. Ky ka qenë qëndrimi i Bashës dhe për ata që rrejnë me projekte të zeza për Shqipërinë.
Partnerëve ndërkonbëtarë dua ti bëj me dije se çdo mashtrim që kanë marrë nga kundërshtarët bien për tok me keto prova.
Këto janë fakte të bazuara mbi evidenca të pakundërshueshme. Ku është kushti i ri, ku është kushti i ri?
Mbrëmë në mesnatë në një moment sinqeriteti Xhafa, kryetari i komisionit pranoi se drafti zyrtar i PS, që ndodhet sot në Kuvend nuk përfshin as rekomandimet Nuland dhe as Hahn, por duan të na bëjnë ne të beosjmë që të pranojmë pjesën për KLGJ dhe KLP. Pse? Ky eshte një draft i parakorduar. PD kurrë nuk e ka pranuar këtë draft. Pjesa për KLGJ dhe KLP është pjesa e formulës së vjetër të votave të transferueshme, që ne e kemi quajtur vota e trafikueshme.
Pse ndodh kjo? Ndoshta e shpjegojmë pak më vonë. Por ne kemi një marrëveshje. Ne jemi gati ta votojmë këtë marrëveshje sot në parlament. Këtë deklarova dje publikisht. Kete deklaroi grupi i PD. Pse do ta bënim një gjë të tillë?
Ky është një mashtrim i pacipë. Ka një marrëveshje mbi tavolinë dhe Rama ta zbatojë dhe ta miratojmë sot sipas draftit. PD do të jetë sot me votat e saj për këtë marrëveshje. I bëj thirrje të heqë dorë nga lojrat dhe të heqë pengesën e fundit duke votuar marrëveshjen e arritur për reformën në drejtësi.
Ndërkohë pavarësisht këtij problemi, kryetari i Kuvendit Ilir Meta mbrëmë vonë ka rikonfirmuar se sot në orën 10:00 do të mblidhet seanca dhe në rendin e ditës eshte edhe pika e ndryshimeve kushtetuese.
Ndërsa në orën 09:00, do të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, e cila do të jetë e hapur për mediat.





