Si e parashikoi Mero Baze se Basha do ta prishte marveshjen për reformën

KMA NEWS / Mero Baze duke i bërë një analizë të shkurtër se pse u detyrua Basha të pranoi votimin e reformës së drejtësisë, dhe pa ndonjë ndryshim nga çfar kishte sygjeruar zv/sekretarja amerikane e shtetit Nuland, shpreh mos besimin tek kreu i PD-së, se deri në miratimin e draftit në kuvend Basha mund të lëviz nga shinat, pasi sipas Baze, ai është i pabesueshëm, sepse çfar thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë. Dhe në të vërtetë parashikimi i Mero Bazes rezultoj të ishte i saktë dhe u bë realitet, se pa u zbehë akoma jehona e marveshjes sërisht ajo u prish nga kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, siç u bë me dije fillimisht nga ambasada amerikane.

Ambasada e SHBA-ve me anë të një deklarate konfirmon lajmin se reforma në drejtësi është bllokuar sërish.

“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik” – thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.

Lexoni shkrimin e plotë të Mero Bazes: Kush e gjunjëzoi Lulzim Bashën?

Kundërshtarët e reformës në drejtësi pranuan më në fund të votojnë draftin e propozuar nga ndihmës zëvendës sekretarja Nuland, pa ndryshuar asgjë thelbësore. Lulzim Basha kaloi një kalvar të tërë presioni në 48 orët e fundit, por faktorët që e bindën, nuk ishte kozmetika e propozimit hibrid, por rreziku real përball të cilit u gjend, si kryetar i PD, dhe si politikan pa të ardhme në Shqipëri.

Arsyeja themelore përse u dorzua, nuk ishte as ndonjë ndryshim në projekt dhe as ndonjë bisedë e ëmbël telefonike me Komisonerin Hahn, por fakti që në mesditë u bën 95 vota pro reformës.

Dashamir Shehi dhe Agron Duka, respektivisht dy kryetarë partish të vogla të koalicionit deklaruan votat e tyre para ambasadorëve të perëndimit në mesditë, duke kaluar numurin e nevojshëm të votave. Në orën 13.00, Majlinda Bregu, vendosi të dal po ashtu publikisht pro reformës, dhe është ndalur në minutat e fundit nga drejtuesit e PD, pasi e siguruan se vet Basha do të dal të mbështes reformën.

Arritja e një shumice kushtetuse për reformën e nxorri në një pakicë antiperëndimore Partinë Deokratike, dhe Lulzim Basha po gjendej përball fiaskos së tij më të madhe politike.

Edhe pse kishte 48 orë që kishte nisur të lëkundej, ai ka qenë në një krizë reale për ta menaxhuar ndryshimin përballë Sali Berishës. Një natë më parë Sali Berisha ka pasur një bisedë të ashpër me ambasadorin Lu dhe situata është përkeqsuar edhe më shumë.

Ajo që Basha bëri me vetdije për tu lehtësuar dhe për tu dukur i dorëzuar para Berishës, është se u shkeli syrin aleatëve të tij, Duka dhe Shehi të jepnin votën pro, pas Selamit dhe ndali Bregun që të mos dukej një rrjedhje dhe plasaritje nga PD.

Pasi u kalua numri 95 i votave, ai e kishte më të lehtë para Berishës të punonte për projektin e ndryshimit të qëndrimit.

Arsyeja tjetër përse Basha u dorzua ishte dhe problemi personal që ai do të kishte si kryetar i aprtisë që refuzonte reformën nga lista e zezë e SHBA. Ndërsa Berisha që ishte arsyeja e bllokimit po i shpëtonte kësaj liste, Basha do të vihej përball instruksioneve të dërguara nga Uashngtoni me këtë rast.

Por mbi të gjitha Basha u ndje i rrezikuar brenda PD. Qëndrimi i Eduard Selamit që theu murin antiamerikan dhe antievropian të PD, si dhe debatet konstruktive të tre katër deputetëve të tjerë brenda PD, kthyen prozhektorët e perëndimit nga faktorë të tjerë brenda PD dhe larg Bashës.

Ndërsa për Bashën po përgatitej lista e zezë e presidentit të SHBA, për Selamin dhe Bregun po projektohej mbështetja e pakursyer perëndimore. Është kjo arsyeja që ai ndali Majlinda Bregun në mesditë të dilte hapur pro reformës, duke e bërë vet atë gjë një orë më vonë, pa pikën e turpit.

Eduard Selami është praktikisht kryetari i Partisë Demokratike që bëri me reformë në drejtësi Shqipërinë, ndërsa Basha dhe të tjerët janë tërhequr zvarrë pas tij. Kjo duket dhe më shumë se Selami ëhstë më i sulmuar nga njerëzit e Berishës pas miratimit të refrormës, ndërkohë që duhet të ngrihej në krah si shpëtimtari.

Kur pa se brenda PD po dëgjoheshin me respekt njerëzit që mbronin perëndimin në raport me ata që kërkonin shpalljen “Non grata” të ambasadorëve të BE, ai filloi të punonte për ti krijuar vetes një rrugëdalje duke u shkelur syrin aleatëve të vegjël të rreshtoheshin pro reformës.

Ajo që është negaitive dhe që po mban pezull entuziazmin perëndimor, është fakti që Basha po e çon PD drejt votimit, duke mos i treguar që nuk ka ndryshuar asgjë. Misioni Ndërkombëtar ka të drejtën e shqyrtimit dhe përjashtimit të kandidaturave për Komisionin e Vetingut dhe nuk është prekur asnjë presje nga projekti Nuland, përveç procedurës së vendit se ku aplikohet nga Avoakti i Popullit tek Presidenca. Dyshimet se Basha do të thotë në minutat e fundit se nuk ra dakord për këtë çështje dhe se nuk e ka kuptuar mirë në telefon, janë ende të forta dhe duhet pritur dita e nesërme që të mos ketë supriza.

Deri atëhere lereni të gëzohet! Ka shpëtuar prej shkatërrimit përfudnimtar si kryetar i një partie që çfarë thoshte në drek nuk thoshte në dark, ka shpëtuar prej tutorllëkut të Sali Berishës që e mbajti peng deri në fund, derisa e kuptoi se nuk kishte rrugëdalje, por mbi të gjitha ka shpëtuar nga damkosja e rreshtimit të PD në llogoret antiperëndimore, vetëm për hallin e një njeriu.

Ai është sot si një i liruar nga burgu që po çmendet nga gëzimi që nuk mori ndëshkimin final. Gëzimi me të cilin bllokuesit e reformës po bëjën sikur festojnë, është disporpocional me urrjetjen me të cilën nejrëzit e Bashës dhe PD në përgjtihësi po vazhdojnë të sulmojnë dy ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri që kanë menaxhuar gjithë procesin. Është e çuditëshme, se si Basha ka pranuar variantin e tyre, por nuk pranon ti falenderoj ata që e nxorrën nga bataku ku ishte zhytur.

Tani mbetet të presim nesër nëse Basha e ka ende seriozisht mbështetjen, dhe të mos bëj atë lojën naive që “e kupton gabim” se cfarë ka folur.

Reforma dhe miratimi i saj, është një fitore e madhe për shqiptarët, natyrisht dhe për Lulzim Bashën, Edi Ramën dhe Ilir Metën. Por beteja me kundërshtarët e reformës, është një nga fitoret më të mëdha të Perëndimit dhe aleatëve të tyre që i qëndruan në krah në Shqipëri, kundër horrave që kërkojnë të bëj strehë sovranitetin, sa herë nuk kanë ku fusin kokën e tyre.

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img