Sali, mos kujto se do çosh vendin në krizë, veç vetes pas dyerve të hekurit !

KMA NEWS Reforma në drejtësi do të realizohet pa më të voglin dyshim, falë përkushtimit dhe vendosmërisë së DASH. Reforma në drejtësi do të jetë një fitore e shënuar për popullin shqiptarë, pasi më në fund qytetari shqiptarë do të jetë i barabartë me pushtetarët dhe politikanët para ligjit. Porse një gjë e tillë ka trembur dhe po friksonë çdo ditë e më shumë politikanë dhe pushtetarë që kanë kurorzuar lulzimin e korrupsionit për këto 25 vjet. Vetë fakti se reforma në drejtësi do të godas fillimisht krerët më të lartë të politikës në kurriz të të cilëve rëndojnë akuza të faktuara të korrupsionit, ku veç anës materiale dhe shpirtërore i kanë rrëmbyer një pjesë të mirë të jetës popullit shqiptarë. Jo më kot politika shqiptare me aktorë tashmë të dalur jashtë mode, po përpiqt ti vendos gurë nënë rrota procesit të reformës, por më kot e kanë, se asgjë nuk mund të bëjnë, as më pak e as më shumë se sa të miratojnë ligje ku vet do ua shijojnë aromën duke përfunduar pas dyerve të hekurta të burgut. Miqtë tanë matanë Adriatikut janë të vendosur dhe shumë të qartë, se nuk do lejojnë në asnjë mënyrë kalimin e vendit në krizë, siç mendojnë politikanët e lartë të korruptuar të Shqipërisë. Flladi i ri po frynë Shqipëria drejt fitores…

Nga Genta Kaloçi Skënderi

gentSali kanë dy vjet që mundohen të ju thonë që gjithë përpjekjet tuaja ishin të kota, po kryeni vetëvrasje kolektive, por ju nuk dëgjuat. Mos shpreso se do destabilizosh vendin e do paguaj populli im mëkatet e tua. Gabohesh rëndë sali, nuk ke nevojë për këshilltarë të ti thonë këto. Dënimi do jetë shëmbullor për klasën politike sipa ligjeve që do votoni vetë. Shpjegimin t’a kemi dhënë prej kohësh, por si duket ke qënë në fazën e mohimit, nuk dëgjon me mëndje por me vesh ky është problemi juaj si klasë politike. Atëherë po e marrim nga e para sërisht;
Skenarin që e udhëhoqi me mjaft diplomaci pala tjetër kundërshtare me qetësi më duhet të të njoftoj sepse besoj se lozën një lojë mjaft të sigurtë. Fakti se do të triumfonin ishte e pakompromentueshme dhe nuk vihej në diskutim, normale shfrytëzuan momentin dhe riformatimin e skenave politike në rajon.
Mos shpresoni dhe as mos mendoni se po të humbasin durimin mund të përdoret ndonjë skenar dhune. Skenaret dhe metodat dhune mbase do të përdoren ndaj politikanëve të padëgjueshëm se te masat e popullit, unë t’a garantoj se as që mund të bëhet fjalë për një skenar të tillë.
Sali, mos kërko hapësira për të sjellë një skenar si në 92, ose 97ën, harroje dhe hiqe nga truri yt i mbrapshtë. Problemi nuk janë populli, por problemi madhor je ti bashkë me dobiçat e tu të pagëzuar në atë kazanin e krimit si politikanë. Pyetjen tënde se ku e mbështet dhe nga e nxjerr një perfundim të tillë është se në masa kriza politike nuk do lejohet në asnjë mënyrë të zbresë.
Sali, mjafton t’i hedhësh një sy rajonit dhe nuk ke nevoj për analiza, kur faktori ndërkombëtar as atje nuk lejoi trazira, ndërsa për këtu as që bëhet fjalë, si faktor I stabilitetit që ruajmë në rajon.
Ti nga ana tjetër mendon se mbase ka ndonjë sprovë që do t’a provokonte faktorin ndërkombëtar për t’a sfiduar atë me lojrat që ke bërë në vitet e para të qeverisjes tënde. Skenaret e tu janë të shumta, si ato që po pranon ish truproja yt Izet Haxhija, I cili jo rastësisht dekonspiron të gjitha skenaret e errëta dy vjeçare që bluan në kokën tënde.
Naiviteti nuk është karakteristikë e palës tjetër Sali, përkundrazi në raste të caktuara përdoret si taktikë.
Faktori ndërkombëtar jam më se e sigurt se është mjaft i qetë dhe I vendosur, pavarësisht se çfarë do që të bësh, pala tjetër nuk do dali nga plani dhe axhenda as mlm. Sali një këshillë, duke marrë parasysh çfarë ka ndodhur me partitë që ishin kundër reformave në vendet fqinj, ato ose u shkrinë, u copëtuan ose u kthyen në shoqata e tempuj pa pelegrinë. Kujdes Sali partinë, sepse me këtë luftë, përballje frontale ka mundësi të humbësh edhe atë burim të vetëm force që ke. Mekanizmat politikë janë të shumtë e të lejuara në dhimokracinë që krijove, sidomos kur shpall luftë faktorit ndërkombëtar me deklaratat konfliktuale dhe kontradiktore që dalin nga selia jote dhe e ortakit tënd Likes së Lsi-së. Sipas mendimit tim situata është shumë serioze në lidhje me reformën e drejtësisë dhe byronë e hetimit, që do të thotë se nuk ka hapësirë dhe mundësi për t’a zbutur sipas kërkesave personale.
Pavarësisht se drafti i drejtësis është vetvrasje për kupolën politike, por çështja qendron se aty nuk ka asgjë personale, të gjitha vijnë nga specialistë/ekspertë të huaj të fushës së drejtësisë në mënyrë që të sigurohet kredibiliteti dhe validiteti I tyre në aplikimin e tyre pa u keqpërdorur si luftë e përndjekje shtrigash siç bëtë me akuzat në çerek shekulli ndaj reformatve të kryera nga lideri I kombit Enver Hoxha për ndërtimin dhe rimëkëmbjen e vendit. Të gjitha rrethanat, faktorët e brendshëm dhe të jashtëm janë në favor të reformës dhe dëshirës së një populli për drejtësi. Prandaj shmangja apo shtyrja e votimit de jure në parlament mendoj se sa më shumë e zgjasni aq më keq zhyteni me dorën tuaj.
Liken, doktor mundohu t’a qetësosh për faktin se Lulka nuk arriti dot asnjë takim me ndonjë personazh të rëndësishëm në politikbërjen amerikane. Megjithatë e takuan për disa minuta personazhe të rëndësishëm në mënyrë t’i rikujtojnë axhendën dhe reformën në drejtësi, fjalët e përdorura ishin: “se nuk përkrahin politikanë kleptokrat, nga cilado parti qofshin kandidatët”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img