KMA NEWS / Angeline Jolie është rrethuar nga qindra emigrantë gjatë vizitës që bëri sot në një port grek, ku janë bllokuar mijëra refugjatë.
Aktorja hollivudiane, e cila është e dërguara e posaçme e UNHCR, ka tërhequr vëmendjen e refugjatëve, teksa ata kanë kaluar ditë të torturueshme në rrugëtimin e tyre për në Evropë duke ikur nga lufta në Siri.
Rreth 4.000 njerëz po presin në portin Piraeus në Athinë, duke qenë se Maqedonia e ka mbyllur kufirin dhe autoritet greke nuk i lejojnë të futen në Greqi.
Dje, Jolie vizitoi një kamp refugjatësh në Liban, ku kërkoi nga liderët botërorë që të veprojnë më shpejt për t’i dhënë fund konfliktit 5-vjeçar në Siri.









