KMA NEWS
Nga Genta KALOÇI SKËNDERI
Situata aktuala në BE dhe gjetkë, hapësirë mirënjohjeje për klasën politike vendase!
Lajmet dhe ngjarjet e kohëve të fundit për ecurinë e situatës ekonomiko/politike të vendeve të Bashkimit Europian me daljen e britanisë, dështimin e referendumit të Renzit në Itali për një kushtetutë të re, fitorja e Tramp në Amerikë, na bën të mendojmë e të shohim në një këndvështrim kontributet e politikës së kupolës vendase.
Nuk duhet të lëmë pa përmendur krizën e euros në vendet si Greqi, Itali, Spanjë, Portugali të cilat nuk po shpallin skenar falimentimi për shkak të nënshtrimit ndaj supremes ekonomike, Gjermanisë.
Kështu shtohen copat e mozaikut e një krimi të paramenduar për një nënshtrim financiar të shteteve me ekonomi delikate dhe jo solide ndaj shteteve me ekonomi më të konsoliduara.
Në vitet ’39-’45 u shmang nënshtrimi ushtarak ndaj Gjermanisë naziste të Hitlerit, por jemi duke parë nga 2008 deri më sot një përpjekje të vazhduehme për nënshtrim financiar të vendeve europiane ndaj Gjermanisë për shkak të vështirësive ekonomike që kalojnë.
Në këtë tablo shtojmë daljen publike të ekonomistit nobelist Oliver Hart, një dalje qëllimisht e vonuar, me deklaratën se; monedha euro ishte gabim që nga fillesat e konceptimit, përllogaritjes dhe aplikimit, duke bërë thirrje për rishikim të kushteve të marrveshjes të vendeve anëtare.
Në këtë pikpamje shtojmë qëndrimin e fundit të Junker i cili direkt dhe indirekt iu drejtua vendeve anëtare të mos flirtojnë me halucinacionet e daljes nga BE.
Të gjitha këto ngjarje në një bashkësi elementesh na bën të mundur të shohim disi ndryshe rolin e kupolës së jashtqitjes vendase.
Ky është një shans të vlerësojmë kontributin e vërtetë të politikanëve vendas me ideatorin e tyre Sali Berishën.
Do mundohem të përmend disa elementë kyç që kanë lozur rol në fitimin ekonomikopolitk për vendin.
Nëse marrim të mirëqënë faktin se Sali Berisha ka funksionuar si agjent i dyfisht, në rolin e komunistit të infiltruar në arenën e kapitalit, atëherë mund të themi se në 26vjet përpjekje arriti të mbaj jashtë një krize të mundshme vendin.
Kjo tezë qëndron për shkak të disa elementëve si, ekonomia në një kolaps total, shkatërrim të veprave që u ndërtuan me kontribut të përbashkët, tregues të ulët në të gjitha fushat e jetës.
Ndërkoh që në të njëjtën kohë tregues të lartë të krimit të organizuar, trafik droge dhe qënieve njerëzore, bashkëpunim krim/politik/drejtësi në një nivel alarmant.
Të gjithë këta element na mbajtën jashtë Bashkimit Europian. Kjo ishte një lëvizje MAT në mbrojtje të identitetit kombëtar për të mos rrezikuar unifikimin dhe tjetërsimin e shqiptarizmit brenda kësaj bashkësie. Duke e parë nga ky këndvështrim kontributi është madhështor, largpamës, vetëm se na kushtoi jashtzakonisht shumë.
Ndërkoh që na e futi shahmat me politikën abuzuese, lakmuese, babëzisë që ndoqi me oborrin e tij. Në aspektin teorik ka pasur ide gjeniale sesi t’ja fus Europës, SHBA-së dhe kapitalit, ndërkoh që na bëri gropën ne shqiptarëve.
Shprehjen madhështore të liderit legjendar “do hamë bar, por nuk do ti nënshtrohemi fuqive të mëdha”, pluralizmi partiak shqiptar theu çdo rekord parashikimi shkencor duke e realizuar 100% në një dimension dhe realitet paralel.
E gjithë kjo përpjekje do kishte bazë morale, nëse kupola dhe elita vendase nuk do të kishin miliardat dhe trilonët në valut të huaj të fshehura në bankat jashtë vendit.
Megjithatë të jemi gjakftohtë dhe largpamës, fakti që votuan reformën në drejtësi është një hap domethënës për të shëruar plagët e një kombi që në shekuj orvatet rreth bishtit të tij në pamundësi të përballoj përgjegjsitë personale duke këputur kështu rrethin vicioz për të kaluar në epokën e re.
Pavarësisht të gjitha pakënaqësirave individuale mendoj se të vetmit të fituar në këtë skenar jemi ne.
Imagjinoni, sikur të ishim në BE me euron si monedhën vendase ne do ishim shuar si shtet do ishim katandisur qytet/shtet.
Megjithëse kjo është një tezë hipotetike se nëse do ishim do kishim përmbushur kushtet, nëse do kishim kushtet s’do e vrisnim shumë mëndjen me këto skenare të rrezikut europian.
Megjithatë pavarësisht të gjithave Shqipëria është fituesi më i madh i situatës aktuale të vendeve që janë në Europë, por jashtë BE-së.
Mbase do duhet ta falenderojmë klasën politike vendase për kontributin e pavetëdijshëm ndaj vendit nëpërmjet rrugës së saj kontradiktore dhe konfliktuale.





