KMA NEWS
Nga Genta Kaloci Skenderi
Situata aktuale në BE dhe gjetkë, hapësirë mirnjohjeje për klasën politike vendase!
Lajmet dhe ngjarjet e kohëve të fundit për ecurinë e situatës ekonomiko/politike të vendeve të bashkimit europian me daljen e britanisë, dështimin e referendumit të Renzit në Itali për një kushtetutë të re, fitorja e Tramp në Amerikë, na bën të mendojmë e të shohim në një këndvështrim kontributet e politikës së kupolës vendase.
Nuk duhet të lëmë pa përmendur krizën e euros në vendet si Greqi, Itali, Spanjë, Portugali të cilat nuk po shpallin skenar falimentimi për shkak të nënshtrimit ndaj supremes ekonomike, Gjermanisë.
Kështu shtohen copat e mozaikut e një krimi të paramenduar për një nënshtrim financiar të shteteve me ekonomi delikate dhe jo solide ndaj shteteve me ekonomi më të konsoliduara. Në vitet ’39-’45 u shmang nënshtrimi ushtarak ndaj Gjermanisë naziste të Hitlerit, por jemi duke parë nga 2008 deri më sot një përpjekje vazhduehme për nënshtrim financiar të vendeve europiane ndaj Gjermanisë për shkak të vështirësive ekonomike që kalojnë. Në këtë tablo shtojmë daljen publike të ekonomistit nobelist Oliver Hart, një dalje qëllimisht e vonuar, me deklaratën se; monedha euro ishte gabim që nga fillesat e konceptimit, përllogaritjes dhe aplikimit, duke bërëthirrje për rishikim të kushteve të marrveshjes të vendeve anëtare.
Në këtë pikpamje shtojmë qëndrimin e fundit të Junker i cili direkt dhe indirekt iu drejtua vendeve anëtare të mos flirtojnë me halucinacionet e daljes nga BE.
Të gjitha këto ngjarje në një bashkësi elementesh na bën të mundur të shohim disi ndryshe rolin e kupolës së jashtqitjes vendase.
Ky është një shans të vlerësojmë kontributin e vërtetë të politikanëve vendas me ideatorin e tyre Sali Berishën.
Do mundohem tëpërmend disa element kyç që kanë lozur rol në fitimin ekonomikopolitk për vendin.
Nëse marrim të mirqënë faktin se Sali Berisha ka funksionuar si agjent i dyfisht, në rolin e komunistit të infiltruar në arenën e kapitalit atëherë mund të themi se në 26vjet përjekje ariti të mbaj jasht një krize të mundshme vendin. Kjo tezë qëndron për shkak të disa elementëve si, ekonomia në një kolaps total, shkatërrim të veprave që u ndërtuan me kontribut të përbashkët, tregues të ulët në të gjitha fushat e jetës. Tregues të lartë të krimit të organizuar, trafik droge dhe qënieve njerëzore, bashkpunim krim politik drejtësi në një nivel alarmant. Të gjithë këta element na mbajtën jashtë bashkimit europian. Kjo ishte një lëvizje mat në mbrojtje të identitetit kombëtar për të mos rrezikuar unifikimin dhe tjetërsimin e shqiptarizmit brenda kësaj bashkësie. Duke e parë nga ky këndvështrim kontributi është madhështor, largpamës,vetëm se na kushtoi jashtzakonisht shumë. Ndërkoh që na futi shahmat me politikën abuzuese, lakmuese, babëzisë që ndoqi me oborrin e tij. Në aspektin teorik ka pasur ide gjeniale sesi tja fus europës ndërkoh që na bëri gropën ne. Shprehjen madhështore të liderit legjendar “do hamë bar, por nuk do ti nënshtrohemi fuqive të mëdha”, pluralizmi partiak shqiptar theu çdo rekord parashikimi shkencor duke e realizuar 100% në një dimension dhe realitet paralel.
E gjithë kjo përpjekje do kishte bazë morale nëse kupola dhe elita vendase nuk do të kishin miliardat dhe trilonët në valut të huaj të fshehura në bankat jashtë vendit. Megjithatë të jemi gjakftoht dhe largpamës fakti që votuan reformën na drejtësi është një hap domethënës për të shëruar plagët e një kombi që në shekuj orvatet rreth bishtit të tij në pamundësi të përballoj përgjegjsitë personale duke këputur kështu rrethin vicioz për të kaluar në epokën e re. Pavarësisht të gjitha pakënaqsësirave individuale mendoj se të vetmittë fituar n këtë skenar jemi ne. Imagjinoni të ishim në BE me euron si monedh vendase ne do ishim shuar si shtet do ishim katandisur qytet/shtet. Megjithëse kjo është një tezë hipotetike se nëse do ishim do kishim përmbushur kushtet, nëse do kishim kushtet s’do e vrisnim shumë mëndjen me këto skenaretë rrezikut europian. Megjithatë pavarësisht të gjithave qëjmi jasht dhe me robemetë shumta, Shqipëria është fitusi më i madh i situatës aktuale të vendeve që janë në europë, por jashtë BE-së.
Mbase do duhet ta falenderojmë klasën politike vendase për kontributin e pavetëdijshëm ndaj vendit nëpërmjet rrugës së saj kontradiktore dhe konfliktuale.





