Situatua në PD, Rama: Ajo parti nuk ka prodhuar asgjë veçse mite fitoresh të vjedhura, po e çojnë drejt fundit të merituar

SHQIPTARI NEWS – Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë kur është pyetur nga gazetarët për debatin brenda PD, dhe për faktin nëse mes tij dhe Bashës ka një marrëveshje që ky i fundit që qëndrojë në krye të partisë më të madhe opozitare në vend.

Pyetje:
Kundërshtarët nuk zgjidhen, por a keni pasur një ndikim për ta mbajtur Lulzim Bashën në krye të opozitës? Ka pasur akuza për këtë çështje dhe më shumë ka ndikuar marrëveshja e 17 majit. E keni dashur dhe do të donit ta mbanit Bashën në krye të opozitës. Ka pasur një bashkëpunim mes jush dhe Bashës?
Nëse opozita shqiptare do të drejtohet nga Berisha, a do të bashkëpunoni me të për interes kombëtar?

Rama: Faleminderit për një aspekt, në mënyrë të veçantë për akuzat. Jemi në një kohë kur sipas meje, skam bërë një statistikë. Dita prodhon më shumë gënjeshtra se sa të vërteta. Akuzohet kryetari i Bashkisë psh se ka blerë një super makinë luksi. Akuza merr dhënë, gjithë dynjaja fillon shan. Ndërkohë makina është e dikujt tjetër që e ka parkuar para bashkisë. Akuzohen unë që paguaj 730 mln euro në vit për avion. Akuza merr dhenë, nisin sharjet. Gënjeshtër fund e krye. Gënjeshtër pa bravë farë fare. Ka plot e plot gjëra. Plotësova dy gjëra që ishin spektakolare fare. Me çfarë ushqehet opinioni publik, që për lajm kërkon audiencë, Gënjeshtra gjen më shumë veshë. Populli nuk e ka thënë fjalën që kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta ska veshur ende pantallonat. Për t’u kthyer te Lulzim Basha! Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite. Jo nga unë, as nga ne, as nga ju, as nga ata shqiptarë që e besojnë dhe e votojnë, e mbështesin, PD dhe që s’kanë përfituar fare nga ajo. Por si tifozë të një skuadre futbolli s’i ndahen skuadrës së tyre, edhe kur nuk fiton. Por nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur me këmbënguljen e verbër dhe përsëritjen të së njëjtës gjë, në kërkim të rezultateve të tjera.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

Leka Zogu “Mbreti” që u tradhëtua  

GAZETA E LONDRES - Leka Zogu "Mbreti" që u...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img