SPAK: 8 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes tyre edhe një gazetar

GAZETA E LONDRES – SPAK: 8 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes tyre edhe një gazetar

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 urdhër-arreste të tjera pas hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Asnjë prej këtyre urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri në këto momente pasi personat nuk janë gjetur gjatë operacionit të policisë.

SPAK është tepër i rezervuar dhe ende nuk ka përcjellë një njoftim zyrtar, por mes emrave që qarkullojnë se GJKKO, me kërkesë të SPAK, ka firmosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ janë Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, gazetarin Endrit Habilaj, Renardo Nallbani, Ilir Dedja. Urdhërarreste janë firmosur edhe për 3 shtetas të huaj.

Mes emrave që përmenden se janë firmosur urdhërarrest është Denisa Tollkuci, e cila rezulton të jetë emëruar nga Klodian Zoto si administratore e  kompanisë ‘Integrated Technology Services’, më datën 11 qershor 2020. Edhe gazetari Endrit Habilaj rezulton se nuk ndodhet në Shqipëri por është i larguar jashtë.

Ilir Dedja biznesmeni garant i Ahmetajt në Zvicër, mori 490 mijë euro nga inceneratori

Ndërsa Ilir Dedja u bë i njohur për shkak të kontratave prej qindra mijëra eurosh me kompanitë e incineratorëve. Një hetim i Prokurorisë së Posaçme zbuloi se Dedja njihej me Ahmetajn që prej viteve të shkollës dhe se i doli garant Ahmetajt në Lugano të Zvicrës ku po jeton me parteren dhe i punësoi gruan Erjolën me pagë 9 mijë franga në muaj.

Ndërkohë në vitin 2019, 3DDD Swiss Trading SA nënshkroi një kontratë me vlerë 5.2 milionë euro me kompaninë e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV, të Mërtirit dhe Zotos për blerjen e një impianti për trajtimin e ujërave të përdorura. Sipas SPAK, Dedja është administratori i vetëm dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtorit për shoqërinë “3DDD Swiss SA”. Kontrata vijoi deri në shkurt 2021, duke marrë pagesa të dokumentuara nga Shqipëria me një vlerë totale prej 490 mijë eurosh.

Edhe Renardo Nallbani nuk është një emër i panjohur për publikun në Shqipëri. Ai ka qenë një nga drejtuesit e biznesit të inceneratorëve, në të tre veprat. Madje nën zë shpesh thuhej se biznesi i dherave të inceneratorit fillimisht drejtohej pikërisht nga Nallbani.

Ndaj 8 personave është ngritur akuzat e ‘pastrimit të parave’ dhe ‘grup i strukturuar kriminal’

Report Tv mëson se janë firmosur dhe masa kontrolli të disa ambienteve. Ndërsa mbetet për tu parë dhe roli i shtetasve të huaj për të cilët është firmosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’

Dosja e inceneratorit të Tiranës

Në dhjetor 2023 u firmosën 15 urdhërreste e para nga të cilat u ekzekutuan 12 ndërsa mbeten në kërkim 3, dy prej tyre Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kokat e kësaj afere.

Ndërkohë në gusht të 2023  Inceneratori i Tiranës u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Asnjë prej këtyre urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri në këto momente pasi personat nuk janë gjetur gjatë operacionit të policisë.

Në maj të 2024, gjatë raportimeve në Komisionin në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se hetimet për inceneratorin vijonin dhe se prej nga muaji gusht 2023 kur është  sekuestruar çdo para shko në llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Sekuestruara

Kujtojmë se inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK në verën e vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto. Të dy këta të fundit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.

Disa muaj më parë, në Dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Arrest në burg u caktua për Taulant Tushën, drejtor në Bashkinë e Tiranës. Në të njëjtën masë u vendos edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për 2 koncensionet e tjera të inceneratorëve, si dhe ish-Sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako.

Pjesa tjetër e personave që u akuzuan janë anëtarë të komisioneve përzgjedhëse të koncensionit.

Edhe 2 biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë nën hetim për inceneratorin e Tiranës.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img