SPAK i kërkon zyrtarisht kuvendit mandatin e Belinda Ballukut

GAZETA E LONDRES – SPAK i kërkon zyrtarisht kuvendit mandatin e Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i është drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me një kërkesë zyrtare për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së një funksionari të lartë shtetëror, në kuadër të një procedimi penal në zhvillim siç është zonja Belinda Balluku.

Kërkesa e SPAK bazohet në dispozitat përkatëse të Kushtetutës dhe të Kodit të Procedurës Penale dhe lidhet me nevojën për zëvendësimin e masave aktuale të sigurimit personal me masa më të rënda, të vlerësuara si të domosdoshme për garantimin e mbarëvajtjes së hetimeve, parandalimin e pengimit të drejtësisë dhe ruajtjen e interesit publik.

Sipas SPAK, kërkesa është paraqitur në respektim të procedurave ligjore dhe shoqërohet me një relacion të arsyetuar dhe prova përkatëse, të cilat i janë vënë në dispozicion Kuvendit për shqyrtim, në përputhje me detyrimet për ruajtjen e sekretit hetimor.

Kërkesa

I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,

Të nderuar Deputetë të Kuvendit, TIRANË

Mbështetur në nenet 73, 95,103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi,

parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu, në respektim të nenit 288, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img