Uashington, takimi global i sigurisë bërthamore

KMA NEWS / Presidenti amerikan Barack Obama hap sot samitin e katërt dhe të fundit të sigurisë bërthamore në Uashington, duke nënvizuar se bota mbetet nën kërcënimin e armëve bërthamore që mund të zhvillojë Koreja e Veriut dhe mundësisë që grupe terroriste si ISIS të aktivizojnë bomba me lëndë radioaktive.

Para takimit, zoti Obama u takua në Shtëpinë e Bardhë me Presidenten e Koresë së Jugut Park Geun-hye dhe Kryeministrin japonez Shinzo Abe për të diskutuar kërcënimin nga provat bërthamore dhe me raketa me rreze të gjatë veprimi të koreano-veriorëve. Ndër takimet e planifikuara janë edhe bisedime me Presidentin kinez Xi Jinping.

Zoti Obama tha në një shkrim të botuar në gazetën Washington Post se “komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë i bashkuar përballë provokimeve të vazhdueshme të Koresë së Veriut”. Shtetet e Bashkuara, tha ai, do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët e tyre për një demilitarizim bërthamor të verifikueshëm të gadishullit korean të realizuar në një formë paqësore.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kinën, e cila një aleate e rëndësishme e Koresë së Veriut, si një faktor kyç në zbatimin e sanksioneve të OKB-së të vendosura kundër Phenianit lidhur me programin bërthamor të vendit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img