Shkup: Arrestohet shefi i drejtoris së Mini. Brëndshme, i parë lidhur me përgjimet

Gjykata e Shkupit dha masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh, për Goran Grujevskit, shefi i drejtorisë së pestë të ministrisë së Brendshme, i arrestuar një ditë më parë nën dyshimet për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit.

Ai është personi i parë i cili arrestohet në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme e themeluar pas aferës së përgjimeve në Maqedoni e cila çoi në krizën politike në vend.

Kjo prokurori ngriti të mërkurën hetime në lidhje me dyshimet për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim, në kuadër të procesit të njohur si “Kështjella”, ku përfshihen edhe katër persona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe ish-ministrja e rendit Gordana Jankullovska, për të cilën është kërkuar “masa paraprake”, përkatësisht marrja e pasaportës.

Sipas prokurorisë, mjetet e shkatërruara i kanë shkaktuar vendit një humbje prej 10 milion eurosh. Të gjithë këta dyshohen për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Kjo është hera e parë kur një gjykatë themelore pranon kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të paraburgosur një zyrtar të lartë të policisë.

Rasti “Kështjella” si dhe rasti tjetër i njohur si “Titanik”, burojnë nga skandali i përgjimeve të publikuara vitin e kaluar nga opozita maqedonase, e cila pretendon se posedon materiale ku mijëra njerëz janë përgjuar nga shërbimi sekret maqedonas, në mesin e tyre edhe bartës funksionesh shtetërore, drejtues politikë, biznesmenë, gazetarë, etj.

Skandali detyroi madje partitë kryesore të vendit që të arrijnë një marrëveshje për reforma në disa fusha për t’i dhënë fund krizës politike që kishte përfshirë vendin.

Së këndejmi dhe u formua Prokuroria e Posaçme Publike që do të merret me rastet e dyshuara nga ky skandal. Si rezultat i krizës edhe kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski u detyrua të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit bashkë me disa ministra të tjerë.

Kriza çoi në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për mbajtjen e zgjedhjeve ë parakohshme, data e të cilave ende mbetet e paqartë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img