KMA NEWS / Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për t’u rikthyer në detyrë, Gjykata e Lartë ka vendosur të mos e ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-kryebashkiaku të Dibrës, Shukri Xhelili. Ai do të mbetet sërish në “arrest me burg”.
Xhelili kishte kërkuar përmes avokatëve të tij masën “detyrim paraqitje”
Pasi Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për tu rikthyer në detyrë një ditë më parë, sot është Gjykata e Lartë e cila ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj tij, duke e lënë në “arrest me burg”.
Shkarkimi nga qeveria dhe më pas arrestimi i tij erdhi pas video-skandalit seksual. Ish-kryebashkiaku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune për një vajzë.
Ndërkohë presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar ditën e zgjedhjeve për bashkinë e Dibrës.
Menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Shukri Xhelilit për t’u kthyer në detyrë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar datën e zgjedhjeve të reja që do të zhvillohen në Bashkinë Dibër.
Zgjedhjet do të mbahen më 11 shtator.
Interesi në këto zgjedhje qëndron më shumë në faktin nëse mazhoranca do të dalë apo jo me një kandidat të përbashkët nga PS dhe LSI.





