Mbresa nga pushimet e para në Luca, hotel “FAROS”

KMA NEWS / Në kuadër të pushimeve të sezonit verorë që sapo kanë nisur, ditët e para të pushimeve i filluam nga Luca, një qytezë fare pran Aeroportit Ndërkombëtar Elefteros Venizelos të Athinës, ku u akomoduam për disa ditë në një nga hotelet e bregdetit të bukur dhe pikërisht në “Hotel Faros”, ku administratore ishte znj. Anila Velaj një aktiviste e palodhur e komunitetit, kryetare e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi.

VANI9406

Porsa mbrritëm në hotel kontaktin e parë e patëm me pronarin e Faros Mihalin, një avokat karjere i cili na priti ngrohtësisht, por kur i thamë se jemi miqtë e Anailës, ai na ftoi të ulemi në zyrën e tij dhe filloj të na flas përzemërsisht me fjalët më të mira për aktivisten e palodhur, administratoren e hotelit Anilën. Bile duke shprehur konsideratën e lartë për Anilën, në shenjë respekti ndaj saj, ai veç uljes së çmimit na ofroj edhe një natë falas në hotelin e tij.

VANI9387

Pasi u akomoduam në hotel në një ambient të pastër dhe me një sallon të madh me dy dhoma, guzhinë, banjo dhe ballkon të madh na u duk vetja sikur ishim në shtëpi dhe jo në hotel. Kaq ambient i madh dhe me një çmim tepër të levërdisshëm, ja vlen për tu frekuentuar, për të kaluar pushime të qeta dhe të bukura. Këshilloi të gjithë miqtë e mi që mos ta humbin rastin nëse duan të kalojnë pushime ekonomike dhe të këndëshme.

VANI9254

Po plazhi, 15 metra nga hoteli një mrekulli më vete, ku veç ujit të pastër dhe të ngrohtë e veçanta ishte niveli i tij dhe rëra. Niveli varionte nga 30cm dhe pas një trajektorje 100 metra linare shkonte në 1,8 m. Një plazh i veçantë për fëmijët dhe të gjitha moshat, një plazh për të gjithë. edhe këndi i lojrave për fëmijët ja shtonte edhe më shumë vlerat duke e shëndrruar në një kamp pushimi të mrekullueshëm. Kështu kaluam disa ditë të këndëshme dhe shumë çlodhëse.

VANI9454

Pas largimit nuk na mbeti gjë tjetër veçse të falenderojmë stafin e hotelit, si dhe të bëjmë një apel për të gjithë ata drejtues shoqatash që nuk janë në mardhënje pune, se ai që nuk është integruar për veten e tij dhe është i papunë nuk mund të kontriboi në integrimin e komunitetit dhe drejtimin e tij.

Kryetarët duhet të jen model në punë, shoqëri dhe në drejtim, ashtu si Anila dhe shumë të tjerë. U larguam duke marrë me vete respektin dhe kënaqësinë me shpresën për ta vizituar sërisht në të ardhmen këtë plazh të shkëlqyer dhe fare pranë kryeqytetit helen.

K. V.

VANI9466VANI9406_1VANI9383VANI9294 - CopyVANI9292 - CopyVANI9254VANI9406VANI9454VANI9381VANI9383

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img