Duke “vrapuar” nëpër Athinë/ Gjysëm shakaja dhe e vērteta

GAZETA E LONDRES – Duke “vrapuar” nëpër Athinë/ Gjysëm shakaja dhe e vērteta

Nga Ilir Kushi

Viti 1998 Athinē.
Zhurma e madhe sa po kishte nisur. Rregjistrimi i emigrantit dhe paisja me leje qēndrimi dhe pune. Nje stres e tension i paparē kishte pushtuar emigrantēt ne Greqi.
Ankthi dhe pasiguria na shoqēronte prej ditēsh tē tēra. Nje sērē dokumentash duheshin pērgatitur dhe dorēzuar. Pasi u gēdhimē disa netē me rradhē jashtē mē nē fund hyra nē institucion dhe mora tē drejtēn pēr tē aplikuar për legalizim. Do tē thoni qē sigurisht ndihesha i gezuar! Po a gezohet lehtē emigranti! Jo, Jo. Tani fillonte “beteja” e vērtetē. Nje betejē qē tē hante shpirtin e s’kishte tē mbaruar. Dokumentat, pērkthimet, analizat e radioskopite nuk ishin gjē fare pērpara panjohuris sē gjuhēs e burokratēve qē tē prisnin me sekēlldi nē çdo zyrē. Ndihesh keq. Tē dhēmb shpirti nga sarkazmat e pērçmimi kur pērballesh….por ja qē do tē pērballesh. Por ndonjeherē vē dhe pak buzēn nē gas se ja ke dalē.
Vrapo majtas e vrapo djathtas, i lodhur pēr disa ditē duke braktisur dhe punēn disa herē sē bashku me nje mikun tim mbrrita te radiografia. Njē rresht i pērzgjatur emigrantēsh priste me orē tē tēra nē rradhe. Gumēzhinte rreshti nga gjuhēt e huaja….zhurmē e madhe. I strukur pas murrit mes shqiptarēsh e rumunēsh njē djalosh i ri me tē atin mu drejtua.
Po ju nga jeni!
Shqipetar i thashē. Nga Berati. Po ju! Ju drejtova une.
Ne jemi nga Sqepuri i Beratit.
Po ju dēgjova tek flisnit gjuhen vllehe(çobançe) me keta rumunēt, vijova unē.
Po-tha djaloshi. Kthej kokēn dhe pershendeta tē atin Sotirin, si dhe çiftin e rumunēve pranē nesh me pak fjalē çobançe(vllehe) se vetēm ato tre fjalē dija nga gjyshja ime nga nēna qē ishte vllehe. Ku me kēshti! Ku mēshti gjini! Peshti, peshti…dhe tē gjithē qeshēm.
Rumunēt u hodhēn pērpjetē dhe buzagas na pershēndetēn. Unē qesha dhe u thashē se nuk dija as njē fjalē tjetēr çobançe. Dhe kēto i kisha mesuar nga gjyshja kur fliste me grate e lagjes. Rumun je! Mu drejtuan dhe ata greqisht. Jo! Shqipētar dhe i lumtur u thashē……por ata vazhduan çobançe dhe me humor ta shtynin bisedēn mē tej e me krenari me shqipetarēt nga Sqepuri.
Njē mbajtes i rregullit grek ndiqte bisedēn me sy tē zgurdulluar e pak sa i çuditur! Dukej ca qesharak por dhe “baballēk”si themi ne nga Berati. Bēri shenjē me dorē qē tē ulnim zerat se po e tepronim. U afrua dhe nderhyri…
Çfarē flisni more, çobançe! Vllaki…
Po i thane ata. Zoteria menjēherē u foli çobançe(vllehe) dhe u bē pjesē e bisedēs. Gjysma çobance e ca greqisht me nje pasion qē nuk e di nga i doli. Te dera u dukē infermierja. Rradha tha ajo. Dhe rradhēn e kishim ne. Unē dhe miku im.
Nxitimthi u drejtuam drejt derēs kur zeri i babaxhanit na kumboj nē veshē.
Jo ju! Jo. jo.
Ku shkoni more! Pse nxitoni! Rumani, vllaki pērpara! Pastaj ju! Nē fund Alvanosi(shqipetari)! Nē fund ju!
I shokuar e i prekur fola me gjysmē zēri.
Rradhēn e kemi ne zotēri!?

Hahaha qeshi nēn buzē. Djema mēsoni vllahçe (çobançe) qē tē hyni pērpara.
Nuk jam i detyruar zoteri! Nuk dua ta mēsoj.
Duhet, foli ai. Se vllehet janē te krishterē, janē grekē tē vjeter. Kerceu perpjetē ai. Por dhe mua s’ma mbajti ena.
Ç’farē grek more zoteri! Gjyshja ime ishte e krishterē ortodokse dhe nuk dinte nje fjalē greqisht por çobançen e qante….qesha unē ketē herē. Po patjeter qē dhe grekē vllehē ka. Por ka dhe vllehē shqipētar!
Leri llafet. Letra ke?
Pēr letra kam ardhur kētu! Ju drejtova.
Jo keto! Jo! Letrat e kishēs i ke! Tē pagēzimit zoteri!
I kam.
Ku i ke! Nuk i ke…kēmbenguli zoteria.
Kishte vēnē shpatullat derēs dhe qeshte sikur tē ishte djalli vetē. Pērreth zune tē qeshnin. Mezi prisja tē hapej dera dhe zeri i infermieres “rradha”tē ishte fati im. Kisha ngecur ne vēnd sikur tē isha nē mes tē baltēs…
Po nuk i pate i fundit do hysh, qeshte zotēria…. hahaha.
Eh bela,bela i pēshperita shokut ne krahē
i cili mē shtynte me bērryl tē mos ja zgjasja….do tē na ngordhēsh kētu ore! Mos i folē mē! Terhoqa çantēn e vogēl te supit dhe vetetimthi i thashē… Po sikur ta kem. A do ta marrē pērgjigjen po sot…? Ai nuk fliste…nuk dinte çfarē tē thoshte. U ndje i sfiduar. Mē pa nē sy dhe tundi kokēn nē shenjē pohimi.
Nuk dēgjova gjē zoteri, fola unē.
Nuk e ke letrēn e kishēs! Tundi kokēn zoteria. Por pa mbaruar ai fjalēn unē nxora çertefikatēn e pagēzimit e zverdhur nga vitet nga xhepi i çantēs. Dhe i lexova:
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipērisē.
Viti 1960…..dhe kumbari Vangjel Angjeliu i biri i Gori dhe Eleni Angjeliu,(vajza e xhaxhait te babait tim) shqipētar e besimtarē qē nuk dinin njē fjalē greqisht si dhe nē fund famulltari Kostandin ……….
Piceroi sytē dhe kerceu pērpjetē. Mbi kurriz i kishin hipur nja 4-5 shqipētarē qē qeshnin e pē-shpērisnin…Hiqe letrēn satana se u dogje…foli dikush nga prapa. Ca tē tjerē ngrinē nē vēnd dhe me shikonin si me çudi!
Gjērat po trasheshin. Po i kalonte caqet e shakase dhe kuriozitetit.
Zgurdulloj sytē mbi letēr. I lexova fundin. Prifti i famullisē Kostandin…dhe pa mbritur te mbiemri ai u hodh pērpjetē. Ka emērin tim Kosta-tha. Kostandini ēshtē grekē! Grekē dhe prifti! Grekē, dhe Grigori dhe Eleni!…shpertheu tērē gēzim zoteria dhe i lumtur sa mē s’bēhet bēri kryqin shpejtē e shpejtē. E shikon-tha ai. I krishterē dhe grekē! Qesha, hahaha…tē qetēsoj unē ty z.Kosta! A tē vazhdoj? Ta mbaroj sē lexuari i thashē me njē frymē dhe vazhdova. Konstandin ose papa Koçua. Prifti i famullisē Konstandin Arbēri! Pra papa Koço shqipētari (Alvanosi). Arbēri do tē thotē Shqipetari, i vura kapakun unē. Tani a mund tē hyj! Edhe letrat i kam. Edhe i krishterē jam. Por kam dhe rradhen! Jo tha! Ti do tē shkosh ne fund tē rreshtit….kaur shqipētari!
Jo zotēri,fola unē. Unē do tē hyj ne klinikē dhe jo nē kishē. Ku dhe atje mund tē hyj si i krishterē.
Z. Kosta ishte nxirrē i tēri. Pērreth ca qeshnin nēn buzē e ca mē ndiqnin me shikim tē shqetēsuar pēr pērfundimin.
Zēri i infermieres nga pragu i derēs na shkundi tē gjithēve. Rradha, foli ajo. Turma lēvizi e tēra. Me shpejtesi u drejtuam nga hyrja dhe ato tre -katēr hapa mu dukēn si dyzet metra. Hyra brenda. Shpētova nga kjo bela ngushēllova veten dhe kokēn e ktheva nja dy herē prapa sikur nē mos djalli po mē ndiqte nga prapa. E pashē z.Kosta dhe ai me kokēn prapa e krahēt hapur tek mbante turmēn. Sytē u kryqēzuan. Por tashmē unē rrēshqita pas deres qē u mbyll pas meje.
Miqē tē nderuar. Tani do tē fle rehat se “djalli” u largua prej meje. Natēn e mirē.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img