Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi njofton të gjithë bashkatdhetarët se, në kuadër të një nisme të ndërmarrë nga Instituti për Trashëgimi Kulturore i Kosovës, për promovimin e veprave historike, të shkruara dhe vizive, në mbarë diasporën shqiptare, ky Institut promovon edhe në Athinë librin historik të Dr. Sadik Krasniqi, me titull “Qëndresa heroike e Jasharajve për liri”.

Na nderon me pjesëmarrjen e saj Drejtoresha e Institutit për Trashëgimi Kulturore të Kosovës, zj. Lumnije Haxhijaj e cila dhe do të referojë mbi librin.
Është një nismë që jo vetëm duhet përkrahur por edhe vlerësuar, ndaj ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet për të mësuar të vërtetat mbi atë pjesë aq të dhimbshme të historisë sonë.
Aktiviteti do të zhvillohet ditën e djelë, më 06 Mars 2016, në orën 18:00, në ambjentet e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi.





