Athinë: Promovohet libri “Shoku Hiç” i autorit Novruz Abilekaj

KMA NEWS/ Të shtunën më 16 janar në Athinë, me inisiativën e Federatës së Shoqatave të Emigrantëve Shqiptrë dhe mbështetjen e Ambasadës shqiptare në Athinë, u promovua romani “Shoku Hiç” i autorit Novruz Abilekaj.

Veç shkrimtarëve, artistëve, dashamirësve të letërsisë shqipe dhe shokëve e miqëve të autorit, e pranishme ishte edhe zv/Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Ministre VANI5185Ermira Braho, e cila veç vlersimit të librit ka falenderuar zotin Abilekaj edhe për kontributin e çmuar që ai ka dhënë në shërbim të komunitetit shqiptarë në Greqi .

Gjithashtu autorin e ka falenderuar përgjithëçkabërë për emigracionin edhe kreu i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi z. Etmond Guri. Përmes këtij libri autori na paraqet rrëfimin e një shpirti të tejlodhur nga roli i njeriut të përditshëm. Ky njeri i ndodhur në çdo hap të jetës në betejë të papërfunduar ndonjëherë me kanunet e shoqërisë për rreth tij dhe me moralin institucional, më në fund, shkarkon shpirtin.

Ena e shpirtit të tij zien nëpër flakët e betejave midis të papajtueshmëve të përjetshëm: tabut morale, vetëmbrojtja, bashkëjetesa nga njëra anë dhe afirmimi i unit dhe joshja e seksit në anën tjetër. Do ti përcjellë këto thotë autori, jo se janë të panjohura për lexuesin e sotëm, por se vijnë nga një frymorë i botës së tejkaluar, nga ajo botë ku kafazi rrinte vetëm i kyçur.

Autori ka hedhur në faqet e këtij libri fshehtësinë e një njeriu të shpallur naivisht para qenushkës miqësore. Bashkëbisedimi me një qen nuk mund të kishte ngjyrime përtej naivitetit. Rreth veprës së autorit diskutuan shkrimtarë të njohur në emigracion, si Thanas Boçi, Murat Alija, Vasil Klironomi, Arqile Gjata, etj. Gjithashtu diskutoj edhe kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Drita” Thanas Jani.

VANI5239 - CopyShkrimtari dhe gazetari, Novruz Abilekaj është autor i disa veprave letrare, si libri metodik, Gjuha shqipe në familje, Vjen fjala tjetër, libër me poema botuar në vitin 2002, dhe librin Enveri dhe të tjerët në jetën time, botuar në vitin 2008.

Libri i fundit Shoku Hiç, u botua nga Shtëpia Botuese Uegen 2015 nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Drejtorit të Aktualitetit të Televizionit News 24, zotit Enton ABILEKAJ dhe zotit Xhevair LLESHI. Në tërë krijimtarinë e tij autori Abilekaj ka synuar dhe synon të sjellë fatin e krijuesit, intelektualit dhe qytetarit nënë diktaturën proletare.

Autori në përfundim ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit dhe drejtuesit e aktivitetit, të mrekullueshmit Brikena Qamo dhe Festim Zaçe.

Foto nga aktiviteti:

VANI5173alesioVANI5176

VANI5246alesio_2

VANI5111alesio

VANI5137VANI5220

braho moza

VANI5116

VANI5127 - Copy

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img