SHQIPTARI NEWS – Athinë, Balla takim me Tsipras: Mirënjohës për rolin e rëndësishëm të Partisë SYRIZA në mbështetje të integrimit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi ka zhvilluar një takim me Alexis Tsipras, Kryetar i SYRIZA
Gjazë takimit Balla dhe Tsipras kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin e ngushtë mes dy grupeve parlamentare, ku theksuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë të jetë në funksion të forcimit të marrëdhënieve të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë.
“Mirënjohës për rolin e rëndësishëm të Partisë SYRIZA në mbështetje të procesit të integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor”, tha Balla.
Gjithashtu Balla vlerësoi rolin e z. Tsipras gjatë kohës si Kryeministër në masat e marra në drejtim të lehtësimit dhe integrimit të plotë të komunitetit tonë shqiptar në Greqi.
Gjatë qendrimit në Athimë Balla zhvilloi një takim dhe md deputein e Partisë Lëvizja për Ndryshim, njëkohësisht dhe Kryetar i Socialistes Internacionale, George Papandreou.





