Dështon takimi i dytë mes Ramës dhe opozitës parlamentare: PS është gati të diskutojë dhe për listat e hapura

SHQIPTARI NEWS – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me 4 deputetë të opozitës paralmentare. Kreu i qeverisë në këtë takim është shoqëruar nga Taulant Balla dhe përball tij ishin: Myslim Murrzi, Rudina Hajdari, Edmond Stojku dhe Nimet Musai.

Në një diskutim që zgjati më shumë se një orë nuk u arrit asnjë marrëveshje, pasi palët janë ndarë tek pakti i arritur në Këshillin Politik me Partinë Demokratike dhe LSI-në. Në përfundim të takimit kryeministri Edi Rama njoftoi se sot nuk është arritur asnjë marrëveshje, duke thënë se opozita e re duhet të bëjë lëshimet e saj dhe të miratohet me konsensus Reforma Zgjedhore.

Kreu i qeverisë u shrpeh se PS është gati të diskutojë dhe për listat e hapura, pasi kjo gjë kërkohet nga shumica e qytetarëve. Ai bëri thirrje dy opozitave që të merren vesh me njëra-tjetrën dhe siguroi se PS nuk do të nis asnjë fushatë për blerjen e asnjë deputeti për të kaluar Zgjedhoren pa konsensu.

Edhe deputetët Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari, të cilët u shprehën se nuk u dakordësuar për asnjë gjë me Ramën, pasi ata janë të qartë në kërkesat e tyre dhe nuk do bëjnë asnjë lëshim. Hajdari tha se ata do të luftojnë deri në fund, ndërsa Murrizi u shpreh i bundur se asnjë nga deputetët e rinj nuk do japin votën pro për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik.

Takimi i sotëm është i dyti brenda një kohe të shkurtër mes opozitës së re dhe Edi Ramës. Kanë qenë deputetët Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku, dy deputetët që kanë kërkuar takim urgjent me Ramën dhe Kryeministri iu përgjigj pozitivisht. Dy ligjvënësit ditën e djeshme, depozituan në Kuvend një kërkesë për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.

Takimi vjen pas bojkotit që i bëri opozita parlamentare seancës së fundit kur po diskutohej për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kërkesat e opozitës parlamentare janë listat e hapura, ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve parazgjedhore dhe pragu elektoral 5%. Në takimin e fundit mes Ramës dhe opozitës parlamentare, shefi i qeverisë tha se është i gatshëm të ulet dhe të negociojë për listat e hapura.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img