KMA NEWS / Diaspora promovon botën e saj letrare
Nga Antoneta FILAJ, Londër
Ke lindur i tillë, falë asaj NANE
I rritur me sakrifica dhe shpresë
Deshirën prej NANE që të rrisë Unik
Dhe krenarin e madhe për djal me besë!!
Ke lindur i tillë, prej asaj NANE
Me zemër të madhe, dhe i fort si guri
I rritur me kulturë, e dinjitet njerëzor
Karakter të fort, e besë prej burri !!
Stë perkul asgjë, rrugëve të jetës
Qëndron i gjallë, dallgëve të trazuara
I buzëqeshur gjithmonë, e pozitiv në jetë
Len gjurmë çdo vend, emër të pazevendësuar !!
I lindur i lengjendë, emërtohesh në jetë
Fal mundimeve të tua, arrin vlera në jetën tane
Nuk ka rëndësi, jo çdo kush të don , vërtetë
Mos harro kurrë, Unik ke lind, prej asaj NANE !!
- Mos e harro vendlindjen
Çke moj shqiponjë që ma mban kokën mënjanë
Ju ktheve shpinën prindërve dhe vatanit tan
Atje nga ku je arratisur, dhe je syngjyrosur
Mos e harro kurrë, atje ke për tu varrosur !
Atje ku jeton, atje nuk është bukuri e rrallë
Por ti zbukuroje, ndertoje folenë
Mbaje fort, me këmbë mos e shkel
Se atje balta nuk të bëhet miell !
Qendise vetë rregullin në familje
Burrit jepi vlera, krenari bëje të ndihet burrë
Duaj femijët adhuroj, dashuroj ata
Familja është pasqyra jote e gozhduar në mur
Ndersa ti Shqiponjë e qëndisur në flamur !
Respektoje rregullin e shtëpisë, dhe t’shetit
Ti je forcë e madhe ja kalon dhe mbretit
Pash atë zot të madh, me zjarrin mos luaj
Mos ndërto oxhak kur në pyllë ske drurë !
Mos e shit ti veten për qef as për halle
Ti je e shtrejntë ske vend për tallje
Mos e nënvlereso veten, ndihu krenare
Falja shpirtin ati djali, që e ka dashnin pa pare !
Mos ja vrit ti zemrën, të lutem askujt
Mbase shpirti jot nuk e njeh dhimbjen
Të lutem mbaj mend, në qoftse sot ke pranverë
Dimri një ditë do të trokas dhe ty në derë !!
___________________________________
Nga Nase JANI, Athinë
(Kryetari i Klubit Drita të shkrimtarëve në botë)
THASHË TË KËRKOJ SHËN VALENTININ
Thashë të kërkoj Shën Valentinin,
kërko, kërko, mezi e gejta,
në shkretëtirë të shkretëtuar…
Një thes me dhimbje kish në shpinë,
s’dinte ku ecte i harruar…
I thashë ca fjalë e s’më dëgjoi…
Më tha ca fjalë, që s’i mbaj mend…
Në shkretëtirë të shkretaëtuar
u shemb mbi rrërë e s’u përmend…
U shemb mbi rrërë e pastaj humbi,
humba dhe unë e s’isha më…
Nuk di ç’u bë thesi me dhimbje,
kish dashuri brenda në të?!
- SHËN VALENTINI ËSHTË TEK UNË
Shën Valentini është tek unë,
më sheh çuditshëm dhe e shoh,
mendon: për të jam i papunë,
mendoj për të, se më mashtron…
Mendon, se thinjat më kanë plakur
dhe zemra s’di të dashurojë,
se deti, nuk mban në gji-dallgë,
se era, nuk di nga të shkojë…
Mendoj, se shenjti-Valentin,
ka mbetur i padashuruar,
kërkon një datë në kalendar
të mos harrohet-i harruar…
Shën Valentini është tek unë,
më thotë, t’i shkruaj ndonjë varg,
I them: O shenjt, je plakur shumë,
në dashuri s’ka kalendar!….
___________________________
Nga Grigor JOVANI, Athinë
DUKE TE PRITUR TY
Të prisja. Ngjante nata ndërkohë,
se kishte zbardhur…
Nga ankthi mos nuk vije kurrë,ndjeja të mardhur.
Duke të pritur ty,
u bëra heshtje, album, pasqyra.
Prej karafilit që mbaja në gojë,
m’u mbush me erëra
fytyra.
Duke të pritur ty,
përshëndeta disa zogj shtegtarë,
që nuk i mbante dheu.
Mbërriti agimi ndërkaq.
Duke të pritur ty,
u plaka 20 vjet,
si Odiseu.
Të prisja. Dhe ngjante ndërkohë,
se më në fund kishe ardhur,
më kërkoje…
Ndonëse e dija: në limanin tim,
nga erërat,
nuk mund të zbarkoje.





