Foto e 2001, Taulant Dedja: Na ishin njëherë socialistët…vetëm Dokle mbeti në PS

KMA NEWS/ Ish deputeti socialist, Taulant Dedja ka postuar sot një foto në profilin e tij Facebook, gjatë një takimi elektoral në Elbasan për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001. “Na ishin njëherë socialistët …. Elbasan, qershor 2001,” – thotë ai në statusin e lëshuar, duke e shpjeguar edhe në gjuhën angleze “Once upon a time ! Electoral campaign 2001, Elbasan.”

Në radhë të parë shihet kryetari aktual i Kuvendit, Ilir Meta, që ka krijuar prej kohësh parti tjetër, atë të LSI. Në foto ndodhet edhe ish- kryeministri Fatos Nano, deputeti Namik Dokle dhe ish- deputetët socialist të Elbasanit, Ndriçim Hysa e Durim Hushi.

Sot 14 vjet pas kësaj fotoje, vetëm Namik Dokle i ka rezistuar kohës, madje ai është deputeti më i vjetër i Kuvendit.

Fatos Nano prej disa vitesh është larguar nga politika dhe ndodhet mes Vjenës dhe Tiranës. Ndriçim Hysa nuk u zgjodh më nga 2009 prej PS-së, ndërsa Durim Hushi dhe Taulant Dedja u përjashtuan nga kjo parti kur votuan për Bamir Topin si President i vitit 2007, duke zemëruar kryeministrin aktual, Rama.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img