Gafat e politikës opozitare në takimin me sekretarin amerikan John Kerry

KMA NEWS

Nga Genta KALOÇI SKËNDERI

Vizita e z. Kerri ishte programuar të ishte një vizitë zyrtare me disa element liberal por me mesazh të qartë për politikën vendase. Mbërritja e z. Kerri filloi me vonesën në aeroport, u pasua me një takim jasht protokollar të z. Nishani që n’a degjeneroi ikonën tonë si shtet, në momentin që si i paftuar i pret rrugën te shkallët e avionit. Më pas refuzimi për të përshirë në axhendën e takimeve z. Meta as si përfaqësues I kuvendit as edhe si përfaqësuea I mazhorancës qeverisëse. Z. Meta u mundua të justifikohet si kryetar I parlamentit, por nuk mundi të justifikohet për mungesën e tij si pjesë e mazhorancës qeverisëse. Përveç kësaj në çuditë e ditës së sotme vumë re jo vetëm unë, por gjithë publiku shqiptar diçka të pazakontë, diçka që nuk shpjegohet nga normat politike dhe dipllomatike. Në grupin e delegatëve të PD-së kishin futur në listë edhe Mal Berishën në takimin me z. Kerri që u zhvillua në hotelin Rogner. Po mundohem të bëj një shpjegim prapaskenik me ngjarjet që lidhen me këtë përzgjedhje. Kryesia e pd-së u mundua të përfitojë nga takimi që kishte z. Kerri me z. Rama dhe grupin e tij qeverisës, dhe të udhëhequr nga dëshira për të futur qorrthi Saliun në listë shfrytëzuan rastin e formimit të ‘delegacionit opozitar’ në mënyrë që emri I Berishës të futej në takim për të bërë fakt të kryer prezencën e tij. Nëpërmjet këtij akti do mund të n’a e shisnin në mediat opozitare se figurat si Berisha dhe Meta nuk kanë izolim politik dhe dipllomatik, por përkundrazi gëzojnë mbështetjen e matanë atlantikut. Ky manipulim mediatik nuk u lejua të ndodhte prandaj dhe mos përfshirja e tyre në axhendën e takimeve. Në varësi të kësaj duhet thënë se axhenda dipllomatike e takimeve të një niveli të tillë ka disa kritere protokollare, gjithashtu bazuar edhe nga faktorë të tjerë në varësi të çështjeve, problematikave në proces sipas rastit. Në raste të tilla janë dy mundësi zgjedhjeje, ose ndryshimi i emrit në listë ose mos pranimi i delegacionit si shenjë proteste(por në rastin konkret, ishte lëvizje e tepërt pasi delegacioni ishte i vetftuar dhe shenja e protestës nuk do kishte asnjë vlerë si akt dipllomatik). Atëherë, kryesia e pd-së vendosën të lozin asin nën mëngë, të fusnin në listën e delegacionit një anëtar të fisit Berisha, si një mesazh ndaj protagonistëve në heshtje për reformën e drejtësisë dhe byronë e hetimit. Ajo që ju lind natyrshëm është pyetja përse një individ pa asnjë post të rëndësishëm në partinë opozitare, pa mandat deputeti u fut në mënyrë kaq misterioze në listën e të deleguarve. Prezenca e pakuptimtë e një individi si Mal Berisha në një takim të tillë, më shtyn të kërkoj përtej asaj që ne shohim. Perceptimi i përfshirjes së një emri si z. Mal Berisha n’a mbush me pyetje. Pyetje që kanë të bëjnë me kriteret e përzgjedhjes dhe përfshirjes së tij në një takim, meqënëse z. Berisha nuk është as në rolin e ambasadorit në ShBA, kështu nën kët titull mund të justifikohej prezenca e tij. Llogjika politike dhe ajo dipllomatike nuk e justifikon një përfshirje të tillë, atëherë kemi të bëjmë me diçka tjetër, më serioze. Menjëherë pyetja e radhës është se ndaj kujt ishte ky mesazh direkt apo indirekt, çfarë roli los z. Mal Berisha, çfarë zotëron të rëndësisë së veçantë z. Mal Berisha në mënyrë që t’a bëj atë lojtar kryesor në delegacionin për takimin me z. Kerri, ambasadorin z. Lu dhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë. Nëse mesazhi nuk mund të ishte për sekr. Amerikan z. Kerri, për kë mund të ishte mesazhi nëse jo për z. Kerri. Atëherë,do të ishte një mesazh direkt apo indirekt ndaj heronjve të heshtur që me përpjekjet e tyre në prapaskenë po mundësojnë ecurinë me sukses të reformës në drejtësi dhe byrosë së hetmit, të cilët mbështeten plotësisht nga ambasada Amerikane.
Përpjekjet e tilla me emisarë të krimit institucional për të përfituar kohë, zbutje, harrim, tërheqje, çoroditje, frikë, janë lëvizje nga lojtarë që kanë humbur gjithçka në këto momente dhe kapen nga fijet e kashtës që përllogarit dhe shpërndan me çoroditje plaku mere në prapaskenë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img