Ish-gruaja e Alfred Pezës: Më vjen keq për “llumin” që është media sot

KMA NEWS / Një ditë pasi u paraqit e thirrur në prokurori dhe ‘zhurmës’ që shkaktoi ajo që kishte thënë, ka folur për herë të parë ish-bashkëshortja e deputetit Alfred Peza, Adelina Toli.

Ajo ka reaguar pas lajmit të transmetuar se “kishte pranuar t’i tregonte “të gjitha” me kusht që t’i ofrohej siguri djalit që ka me deputetin e PS-së”.

Por një gjë e tillë përgënjeshtrohet tërësisht nga zonja Toli. Toli thotë se kurrë nuk e ka deklaruar një gjë të tillë dhe se të gjitha janë shpifje të ulëta. Si një njohëse e mirë e medias, pasi dikur ka qenë vetë pjesë e “Koha Jonë”, ish-gruaja e Pezës thotë se i vjen keq për “llumin” që është media sot, sipas saj.

“Janë pikërisht ata që na kanë mësuar dikur gazetarinë ne, që shkruajnë gjëra të pavërteta sot. Unë jam shprehur e gatshme për t’ju përgjigjur çdo pyetje të Prokurorisë deri në fund të hetimit. Por kurrë nuk kam kërkuar sigurinë e tim biri. Nga çfarë është i rrezikuar im bir? Nga i ati?!! Kjo është tërësisht qesharake dhe absurde”, thotë për newsbomb.al ish-gruaja e deputetit.

Toli thotë se me ish-bashkëshortin Peza ka raporte normale dhe pasi lexoi gjithçfarë ishte shkruar dje, ka komunikuar me të për t’i thënë se asgjë nga ato që qarkullon nuk është e vërtetë dhe se ajo s’ka thënë asnjëherë asgjë të tillë.

“Në fund të gjithçkaje, Fredi mbetet babai i tim biri. Është kaq e thjeshtë. Mua më vjen keq që janë pikërisht kolegët e tij ata që i janë hedhur sot të gjithë në sulm”, thotë Toli.

Lidhur me Vendimin e Gjykatës, ish-gruaja e deputetit thotë se është një vendim i para 7 viteve dhe që çdo gjë është e sqaruar tashmë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img